Flash

Presioni i Gjicit, kafet e bllokut e detyrimi fitore: Teuta shansi i fundit për Gegën

Lapsi.al 8 September 2022
Presioni i Gjicit, kafet e bllokut e detyrimi fitore: Teuta shansi i fundit

Një pikë në tre ndeshje. Në të gjitha rastet, kjo skuadër do të ishte futur në ciklonin e kritikave e skepticizmit që përfshijnë trajnerin të parin e madje edhe lojtarët e jo më nëse flasim për Kukësin e investuar ambicjet e të cilit shkojnë larg. Në këtë pikë Skënder Gega e kishte të qartë cfarë do të ndodhte, duke njohur mirë edhe presidentin e nderit Safet Gjici, me të cilin e ka patur një aventurë më parë të pasuksesshme.

Kukësi barazoi në debutim me Tiranën, duke krijuar idenë se edhe pse të riformatuar si skuadër veri lindorët mund të bënin mirë shumë shpejt. Kjo para se të vinin dy goditje radhazi në transfertën me Vllazninë e në shtëpi me Kastriotin pikërisht në kohën shtesë. Pjesa e dytë me shkodranët ishte më shumë se pozitive, kundër krutanëve skuadra pati momentet e saj, por kjo nuk ka asnjë rëndësi, sepse në fund cfarë llogaritet është rezultati: e ai thotë një pikë në tre ndeshje dhe vërshim kritikash e paralajmërimesh mbi skuadrën.

Daljet e fundit publike të Gjicit, me kafetë e përmendura të bllokut, apo lojtarë tepër cilësore që stërviten në mënyrë të vjetër, nuk mund të kenë lënë indiferent Skënder Gegën të parin, por edhe vëtë lojtarët, që e kanë të qartë se në Niko Dovana përballë Teutës nuk ka më alibi dhe në rast të një rezultati negativ askush nuk është më i sigurtë: fushë apo pankinë qoftë.

Në këtë pikë, skuadra është nën presion, trajneri gjithashtu, përballë ka një kundërshtar që ka ndryshuar trajner për të njëjtin motiv, madje edhe për më pak, dy pikë në tre ndeshje, kështu që llogaritë do të bëhen pas 90 minutave të së premtes…

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI