Flash

Video/ Arsenal merr komandën: nis me humbje Roma në Europa League, shembet Union Berlin ndaj Royale Union

Lapsi.al 8 September 2022
Video/ Arsenal merr komandën: nis me humbje Roma në Europa League,

Nuk gabojnë të mëdhenjtë në Europa League, me ndonjë përjashtim të vogël. Arsenal, Braga apo Fenerbahce arritën të siguronin fitoret e tyre në debutim, ndërsa e nis me humbje Roma, fituese e Confcerence League sezonin e kaluar me fitoren në Tiranë, e dominuar nga Ludogorets, por edhe Union Berlin i mundur nga modestët e Royale Union.

Arsenal mposhti Zyrih 2-1 në Grupin A të Europa League. Anglezët morën menjëherë komandën, edhe të favorizuar nga fakti se PSV Eindhoven u bllokua në barazim 1-1 nga Bodø/Glimt. Anglezët shënuan me Marquinho e Nketiah, duke bërë të pavlefshëm barazimin provizor të Kryeziut.

Fenerbahçe fitoi 2-1 me Dynamo Kyiv, fitore në minutën e fundit edhe në ndeshjen tjetër të Grupit B për Rennes (2-1 AEK Larnaca). Turqit ndajnë vendin e parë me francezët me diferencë të njëjtë golash, falë golit të Henrique dhe Batshuayi në minutën e dytë shtesë. Ukrainasit kishin barazuar provizorisht me Tsygankov.

Roma e nisi me një humbje aventurën në Europa League. Në raundin e parë të Grupit C skuadra e Mourinhos humbi 2-1 me Ludogorets e pësoi një tjetër disfatë pas asaj me Udinesen në kampionat. Terreni i keq i fushës kondicionoi verdhekuqtë që humbën cilësinë më të lartë, pavarësisht shtyllës së goditur nga Mancini. Në pjesën e dytë erdhi goli që vendosi ndeshjen. Cauly (72') zhbllokoi ndeshjen duke përfituar nga përgjumja e Smalling e të tjerëve, pastaj Shomurodov (86') barazoi llogarinë, por menjëherë më pas Nonato (88') dyfishoi duke tronditur verdhekuqtë. Ndeshja ndaj Helsinkit përfundoi 2-0 për Betis Sevilla.

Sporting Bragas i mjaftuan golat e Rodrigues dhe Hortas për të mposhtur Malmö 2-0, në Grupin D. Në ndeshjen tjetër, Union Berlin u mposht kundër Royale Union SG (0-1), duke regjistruar një tjetër befasi.

Europa League

Group A

FC Zurich 1-2 Arsenal

PSV Eindhoven 1-1 Bodoe/Glimt

Group B

AEK Larnaca 1-2 Rennes

Fenerbahce 2-1 Dynamo Kyiv

Group C

HJK Helsinki 0-2 Real Betis

Ludogorets Razgrad 2-1 Roma

Group D

Malmo FF 0-2 SC Braga

Union Berlin 0-1 Union St.Gilloise

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI