Flash

Video/ Sherr në Londër, 5 të arrestuar: tifozët e Marseille sulmuan me tymuese e fishekzjarre ata të Tottenham

Lapsi.al 8 September 2022
Video/ Sherr në Londër, 5 të arrestuar: tifozët e Marseille
Sfida Tottenham-Marseille, e vlefshme për raundin e parë të Ligës së Kampionëve, është karakterizuar nga përplasje të dhunshme pas ndeshjes, ku dy tifozeritë rënë në kontakt edhe brenda stadiumit. Policia me mjetet speciale kundër konflikteve u detyrua të ndërhynte: pesë persona u arrestuan. Fitorja 2-0 e Tottenham ndaj Olympique Marseille me dygolëshin vendimtar të brazilianit Richarlison u shënjua në fund të ndeshjes nga përplasjet e dhunshme në tribuna. Skena të dhunshme, me tifozët francezë që lëshuan tymuese dhe fishekzjarre ndaj tifozëve anglezë. Policia u vendos me forca të shumta për të parandaluar tifozët vizitorë që të afroheshin me tifozët vendas dhe u detyrua të përdorte gaz lotsjellës për të qetësuar një situatë që po nxehej tej mase. Agjentët, në fund, rrethuan tifozët e Olimpique dhe i mbajtën në tribuna pas përfundimit të ndeshjes, ndërsa tifozët e Tottenham u larguan nga stadiumi. Pesë francezë u arrestuan. Ndërkohë në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë shumë video në lidhje me ngjarjen, me shumë përdorues të indinjuar nga sjellja e tifozëve francezë. Pas shumë ngjarjeve fatkeqe që ndodhën në stadiumet e Ligue 1 gjatë sezonit të kaluar, ky padyshim nuk është një fillim i mirë…

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI