Flash

Zac Efron:Filmi 'Baywatch' më shkaktoi depresion dhe pagjumësi

Lapsi.al 8 September 2022
Zac Efron:Filmi 'Baywatch' më shkaktoi depresion dhe

Zac Efron ka folur së fundmi për rolin e tij në filmin Baywatch të vitit 2017.

Aktori zbuloi në një intervistë për Men's Health se regjimi i stërvitjes ishte aq intensiv, saqë  pati depresion dhe vuajti për një periudhë kohe nga pagjumësia.

"Ajo pamje e Baywatch, nuk e di nëse është vërtet e arritshme," u shpreh aktori . "Thjesht ka shumë pak ujë në lëkurë. Duket sikur trupi është CGI [Imazh i krijuar nga kompjuteri].

Përpjekja e madhe e Efron për të arritur pamjen e tij në Baywatch nënkuptonte gjithashtu të hante të njëjtat tre vakte çdo ditë, si dhe shumë stërvitje. Ai tregoi për median se edhe nëse xhirimet zgjasnin deri në mesnatë, aktori duhet të zgjohej në orën 4 të mëngjesit për të shkuar në palestër.

Zac rrëfeu ai nuk dëshiron që fansat të mendojnë se  po ankohet, por ka zgjedhur të hapet për përvojën e tij, sepse me të vërtetë e ka dëmtuar atë, fizikisht dhe mendërisht.

"Fillova të kem pagjumësi,"shtoi  Effron, "dhe rashë në një depresion mjaft të keq, për një kohë të gjatë. Diçka në lidhje me atë përvojë më shkatërroi. E kisha shumë të vështirë të përqëndrohesha"./Lapsi.al

Të këshilluara

Nicolas Cage, baba për herë të tretë

Aktori i njohur Nicolas Cage është bërë baba për herë të tretë me me gruan Riko Shibata Një përfaqësues i çiftit konfirmoi lajmin për People, duke thënë: "Ni...

12:56

Megi Pojani pjesë e Dancing with the stars

Megi është përfolur për lidhjen e saj me futbollistin e kombëtares Endri Çekiçi, me disa postime që duket se po konfirmojnë romancën e përfolur mes tyre. Por M...

09:50

Një trend i ri thonjsh nga Hailey Bieber

Bëhuni gati për një tjetër tendencë të thonjve dhe sërish ajo që e vendosi trendin është Hailey Bieber. Hailey ka përditësuar manikyrin e saj viral “glazed d...

14:48

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI