Flash

Berisha: Ju e dini qëndrimin e News 24 për mua, por sulmi tek pishina ishte reklama më e keqe në 30 vite

Lapsi.al 9 September 2022
Berisha: Ju e dini qëndrimin e News 24 për mua, por sulmi tek pishina

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar sot edhe sulmin e paligjshëm të IKMT-të te Prestige Resort, duke e quajtur reklamën më të keqe që i është bërë turizmit në 30 vite.

"Ju i keni parë qëndrimet e mia ndaj asaj media dhe qëndrimet ndaj meje, por kjo nuk do të thotë kurrë që unë do të pranojë veprime politike. Ai është një akt i mirëfilltë politik. Ai do që ajo media ose të bëjë siç e kishte dëshirën ky ose të shkatërrohej. Ai kishte skicat. Unë nuk marr përsipër asnjë problem aty. Po si u kujtove ti tani? Pse ky filloi të sulmojë? Është e ditur, se ju punoni në media private, po cili pronar nuk e përdor sot mediat për të mbrojtur veten e tij? Që të gjithë. Por jo vetëm këtu, kudo, edhe në Europë e në Botë.

Është një fatkeqësi, por kjo ndodh. Ky tani i versulet. A e dini ju që në në 30 vite ajo është reklama më e keqe që i është bërë turnizmit në Shqipëri. Kontrolloni në linke të ndryshme, në Norvegji, në Danimarkë, në Gjermani. Video se si i futej matrapiku pishinës. Këto janë veprime politike. Nuk qëndroj në mbrojtje këtij apo atij personi, por jam kategoriki ndaj çdo gjahu shtrige që zhvillohet në këtë vend. Kjo tregon që ky është shtet kopukësh, shtet cubash." 

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI