Flash

FOTO/ Britanikët e shohin tashmë Mbretëreshën kudo

Lapsi.al 9 September 2022
FOTO/ Britanikët e shohin tashmë Mbretëreshën kudo

Një grua britanike ndau në rrjetet sociale një imazh të një formacioni reje që i ngjante mbretëreshës Elizabeth vetëm 1 orë pasi monarkja ndërroi jetë.

Leanne Bethell, e cila jeton në Telford publikoi foton në Facebook duke theksuar se ajo dukej jashtëzakonisht e ngjashme me mbretëreshën.

“Isha duke drejtuar makinën dhe nisa të bërtas. O Zot. Më kapi paniku pasi vura re këtë imazh në re”, - shkroi ajo në Facebook.

Ishin të shumtë britanikët që komentuan.

“Ti e sheh vetëm nëse e kërkon. Ndoshta është një shenjë ose mbase thjesht kërkojmë një shenjë nga lart, kush e di vërtet”, ka shkruar njëri.

“Gjithçka që di është se kjo zonjë na ka kushtuar jetën e saj me respektin më të madh. R.I.P Mbretëresha Elizabeth II”, komentoi një tjetër.

Një ylber i dyfishtë u shfaq gjithashtu mbi Pallatin Buckingham së bashku me një tjetër në Kështjellën Windsor dje pasdite dhe shumë thanë se Mbretëresha “dërgoi një shenjë” dhe se ajo “me u largua të vërtetë”. ©LAPSI.al

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Të këshilluara

Zjarr në Vlorë, era favorizon flakët

Një zjarr masiv ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre në kufirin ku ndahen fshatrat Trevllazër dhe Mifol në zonën e Vlorës. Flakët janë tepër aktive dhe përh...

20:01

Tiranë, aksident në Unazën e Madhe (FOTO)

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë në zonën e Unazës së Madhe të Tiranës pranë Farkës. Fatmirësisht raportohet vetëm për dëme materiale. Lapsi.a...

19:53

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI