Flash

Kuvendi ngre komision të posaçëm për integrimin në BE

Lapsi.al 9 September 2022
Kuvendi ngre komision të posaçëm për integrimin në BE

Parlamenti shqiptar votoi të enjten për ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar me objekt hartimin e ndryshimeve ligjore në ligjin e vitit 2015 “Për rolin e Kuvendit në procesin e Integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”.

Ndryshimet në ligj pritet të rrisin rolin aktiv të Kuvendit në procesin e integrimit pas hyrjes në një etapë të re me çeljen e negociatave për anëtarësim. Komisioni pritet gjithashtu të propozojë një strukture të re ndërinstitucionale që do të jetë përgjegjëse për ecurinë e negociatave.

Kryetarja e këtij Këshilli, Jorida Tabaku i tha BIRN se “ka qenë një kërkesë e hershme për ndryshuar ligjin dhe për të rritur dhe forcuar rolin e Kuvendit në procesin e integrimit”.

“Deri më sot qeveria shqiptare nuk ka detyrime formale, por i ka detyrimet në dëshirë të saj përsa i përket raportimit. Këshilli Kombëtar i Integrimit realizon mbledhjet dhe raportimet e tij, por nuk është i përfshirë në vendime, si për shembull përsa i përket hapjes dhe mbylljes së kapitujve, pozicionet negociuese, sugjerime për strukturat, etj., dhe për ta realizuar këtë, për të forcuar rolin e Kuvendit, do të bëhen ndryshimet në ligj,” tha Tabaku.

Ky komision i posaçëm, sipas saj, do të propozojë dhe krijimin e një strukture të re si për Kuvendin dhe qeverinë që do të ndjekë procesin e negociatave. “Vendimet e Këshillit të Ministrave që kanë dalë, si për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe për ministrinë e Shtetit për Europën dhe kryenegociatorin, kanë mbivendosje me njëra-tjetrën dhe nuk janë të qarta përgjegjësitë,” shtoi ajo.

Në fund të korrikut, kryeministri Edi Rama shkarkoi kryenegociatorin Zef Mazi dhe emëroi Majlinda Dhukën, një zyrtare pa profil politik dhe publik, si ministre shteti dhe kryenegociatore me BE-në.

Po ashtu, Kuvendi votoi me shumicë unanime Aktin Normativ “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e Himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës të Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre’”, i cili sanksionon përdorimin e flamurit të Bashkimit Europian në mjediset publike të institucioneve shqiptare.

Deputetët e opozitës e quajtën aktin një propagandë të qeverisë me integrimin, duke i kërkuar asaj që ta tregojë angazhimin e saj për integrimin me akte reale të mirëqeverisjes.

Në korrik u mbajt konferenca e parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian për bisedimet e anëtarësimit 2 vite pas vendimit për çeljen e negociatave dhe 8 vite pas marrjes së statusit si vend kandidat./ BIRN

Të këshilluara

155 raste të reja me Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e infektimeve me Covid-19 në vendin tonë në 24 orët e fundit. Gjithsej janë kryer 761 testime, nga të cilat kanë ...

17:36

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI