Flash

Përballë Erion Veliajt, Rama përmend ndërtimet pa leje në Tiranë, por fajëson shefat e komisariateve

Lapsi.al 9 September 2022
Përballë Erion Veliajt, Rama përmend ndërtimet pa leje

Nga Zall Her, ku u janë dorëzuar 199 familjeve të prekura nga tërmeti shtëpi të reja Rama nuk la pa përmendur ndërtimet pa leje që janë bërë në vend. Deklarata ishte në sy të kryebashkiakut Erion Veliaj, edhe pse Rama u kujdes të thoshte që nuk është Tirana problemi më i madh. Por në fakt Tirana është bashkia me volumin më të madh të ndërtimeve dhe ku abuzimi është më i lartë. Edhe kësaj radhe kryeministri e projektoi fajin tek të tjerët, duke bërë përgjegjës shefat e komisariateve që sipas tij e kanë lejuar këtë gjendje. 

"Gjithmonë më ka mësuar kjo rrugë kur përpiqesh të bësh diçka duhet të përgatitesh të dëgjosh gjithçka. Nëse nuk do të të shajnë, nëse nuk do të të mallkojnë mos dil nga shtëpia. Rri brenda. Nëse do që të thonë sa burr i mirë, as mos fol as mos lëviz vendit . Nëse merr përsipër të ndryshosh gjërat atëherë ka balt për ty sa të duash. As pallatet nuk u bënë brenda ditës, as kultura e ligjit nuk ndërtohet brenda ditës. Kur ne e nisëm këtë rrugë dhe kur filluam t'i vëmë fre ndërtimeve pa leje në Tiranë nuk kishte asnjë pallat pa shtesa. Sot këto raste janë pak, por janë raste brutale dhe karshillëku ndaj të gjithëve. Nuk do të ketë më kurre legalizime të këtyre kateve për qellime fitimi. Do të jetë një mësim i mirë për të gjithë ata që janë të implikuar në këtë histori. Tirana ka problematika më të vogla në këtë drejtim ka zona të tjera me problematika më të mëdha. Fatkeqësi është që janë persona të implikuar dhe me bekim të shefave të komisariateve", deklaraoi Rama.

Të këshilluara

Aksident në Përmet, plagoset një grua

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Përmet. Policia njofton se ka mbetur e plagosur një grua, e cila po merr trajtim në spital jashtë rrezikut për jetën...

19:13

155 raste të reja me Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e infektimeve me Covid-19 në vendin tonë në 24 orët e fundit. Gjithsej janë kryer 761 testime, nga të cilat kanë ...

17:36

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI