Flash

Pse Mbreti Charles mori titullin “i tretë” dhe historia tragjike e 2 të parëve

Lapsi.al 9 September 2022
Pse Mbreti Charles mori titullin “i tretë” dhe historia

⁵Pas vdekjes së Mbretëreshës Elisabeth II në fron u ngjit djali i saj që mori dhe emrin Charles III. Mediat kanë zbuluar arsyet pse ai mori këtë emër dhe cila ishte historia e praardhësve të tij Charles I dhe djalit të tij Charles II.

Këta të fundit mbretëruan në shëkullin e 17-të periudhë që karakterizohet nga absolutizmi, despotizmi, gjaku dhe hedonizmi.

Charles I u bë mbret i Anglisë, Skocisë, Irlandës dhe Francës nga 27 mars 1625 deri në vdekjen e tij kur i prenë kokën më 30 janar 1649. Ai ishte një përkrahës i zjarrtë i të drejtës hyjnore të mbretërve.

Në fazën e parë të mbretërimit të tij ai u angazhua në një luftë të ashpër për pushtet kundër Parlamentit anglez, i cili kundërshtoi me vendosmëri aspiratat e tij absolutiste që synonin të shtypnin përdorimin e Magna Carta (që u jepte liri dhe të drejta fisnikëve).

Tensionet politike dhe fetare shpërthyen në luftën civile angleze. Kundër mbretit u ngritën forcat e Parlamentit, të cilat kundërshtuan përpjekjet e tij për pushtet dhe puritanët që nuk pranonin politikat e tij fetare.

Lufta përfundoi me një disfatë për Charles I, i cili u kap, u gjykua, u dënua dhe u ekzekutua me akuzën e tradhtisë së lartë. Monarkia u shfuqizua dhe në vend të saj u themelua një republikë.

Por me vdekjen e udhëheqësit kryesor të revolucionit, Oliver Cromëell, republika hyri shpejt në krizë duke bërë që Charles II, djali i Charles I të rivendoste sërish regjimin monarkik.

Charles II njihej edhe me emrin Merrie Monarch (monarku i gëzuar) për shkak të atmosferës hedonistike të oborrit të tij. Ai njihet për lehtësimin e përgjithshëm pas përvojës së qeverisjes nga Cromëellët dhe puritanët. Ai vdiq nga një goditje në tru në vitin 1685, në moshën 54-vjeçare. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zjarr në Vlorë, era favorizon flakët

Një zjarr masiv ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre në kufirin ku ndahen fshatrat Trevllazër dhe Mifol në zonën e Vlorës. Flakët janë tepër aktive dhe përh...

20:01

Tiranë, aksident në Unazën e Madhe (FOTO)

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë në zonën e Unazës së Madhe të Tiranës pranë Farkës. Fatmirësisht raportohet vetëm për dëme materiale. Lapsi.a...

19:53

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI