Flash

Elkann vë 'bast' për Juventus: "Jam i sigurtë se do të fitojë titullin"

Lapsi.al 10 September 2022
Elkann vë 'bast' për Juventus: "Jam i sigurtë se

John Elkann vë bast për Juventus dhe Ferrarin. Presidenti i Exor, kompania Holding që kontrollon shtëpinë e Maranelos dhe klubin e Juventusit, ka folur për gjithcka gjatë një interviste për Gazzetta dello Sport, duke shprehur shqetësimin "për atë që vërtitet rreth futbollit dhe sportit profesional në përgjithësi. Në qendër të sistemit. - tha ai - duhet të jenë tifozët, sportistët dhe skuadrat. Në vend të kësaj, ka një devijim të rrezikshëm nga i cili përfitojnë ndërmjetësit, organizatorët dhe rregullatorët të cilët po e vënë në vështirësi botën e sportit sepse janë të motivuar vetëm nga paratë dhe nga pushteti. Kam besim në punën që po bën kushëriri im Andrea Agnelli për t'i dhënë futbollit një të ardhme me përkushtim dhe pasion”.

Elkann u shpreh i sigurt se Juve mund të rikthehet të fitojë kampionatin: "Jam më shumë se i sigurt, jam i bindur! Juventus po kalon një cikël të ri siç ka ndodhur shumë herë në historinë shekullore që lidh familjen time me fanellën bardhezi. Në 2023 familja ime do të festojë 100 vjet jetë së bashku me Juventusin, një rekord botëror. Skuadra ka ndryshuar shumë, por në krye është një trajner si Allegri që e njeh mirë klubin dhe shpirtin e këmbënguljes dhe konkretizimit që e karakterizon. Presim një kampionat kompetitiv me një surprizë të bukur si Atalanta, dhe një Champions League të vështirë me futbollin anglez që po forcohet dhe ka bërë pjesën e luanit në merkato. Më vjen keq që ende nuk kemi parë Juven të përdorë të gjithë kuajt e fuqisë që do të kishte në dispozicion pa dëmtimet”.

Numri një i Exor tha më pas se deri në vitin 2026 "Ferrari do t'i rikthehet triumfit në kampionatin e konstruktorëve dhe pilotëve. E Charles Leclerc është në pole position. Kemi fatin të kemi dy pilotë të shkëlqyer në timon, ndoshta dyshja më e fortë e Formula 1". Presidenti i Ferrarit më pas shprehu mirënjohjen e tij për punën e bërë nga Mattia Binotto dhe të gjithë inxhinierët, por shtoi se "ka ende shumë gabime" dhe ne duhet të maturohen.

Të këshilluara

Milot Rashica surpriza e Gallatasarait

Galatasaray ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me futbollistin dhe klubin e tij, Norwich City Football Club, për huazimin e Milot Rashicës. Lojtari i Përf...

07:37

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI