Flash

F1/ Ferrari pole position në 100 vjetorin e cirkuitit të shtëpisë: Leclerc i pakapshëm, Verstappen i shtati

Lapsi.al 10 September 2022
F1/ Ferrari pole position në 100 vjetorin e cirkuitit të

Ferrari është në pole position me Charles Leclerc, duke mposhtur me 145 të mijëtat Max Verstappen dhe me 268 shokun e tij të skuadrës Carlos Sainz. Koha e katërt më e mirë për Sergio Perez. Për shkak të penaliteteve (që prekën ndër të tjera Sainz, Verstappen dhe Perez), Leclerc dhe Russell do të rreshtohen në vijën e parë, Lando Norris e Daniel Ricciardo, në vijën e tretë, ndërsa Pierre Gasly e Fernando Alonso në të katërtën.

Penalitetet e shumta në Monza (nëntë pilotë nga njëzet të ndëshkuar) krijon një formacion fillestar anomal që nuk pasqyron plotësisht vlerat në pistë, por nuk i heq asgjë meritës së Leclerc për pole position e arritur: sidoqoftë më i shpejti nga të gjithë në asfaltin e Autodromit Kombëtar. Monegasku i mbyll kualifikimet me kohën një minutë, njëzet sekonda e 161 të mijëtat, 145 më pak se Mac Verstappen, i cili megjithatë (për penalitetet e sipërpërmendura) do të duhet të zbresë në vijën e katërt, në shoqërinë e Nyck DeVries.

Në krah të Leclerc do të jetë Russell. Ferrari dhe Mercedes bënë një performancë pothuaj identike... pasi Sainz dhe Hamilton do të nisin përkatësisht nga pjesa e jashtme e vijës së nëntë dhe të parafundit dhe nga brenda atij të dhjetë dhe të fundit, të kompletuar nga Yuki Tsunoda. Japonezi e Alpha Taurit (i ndëshkuar me të njëjtën penalitet si Carlos dhe Lewis) u bllokua në fund të fazës së dytë të kualifikueseve.

Kështu, për shkak të penalizimeve, në vijën e parë do të jenë Leclerc e Russell, në të dytën dy makinat McLaren të Lando Norris e Daniel Ricciardo, në të tretën Pierre Gasly e Fernando Alonso, ndërsa e katërta e gjitha oranje me Max Verstappen e DeVries.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI