Flash

Inter, aprovohet shitja për 1.2 miliardë euro: familja Zhang i ka dhënë mandatin e transfertës Goldman Sachs

Lapsi.al 10 September 2022
Inter, aprovohet shitja për 1.2 miliardë euro: familja Zhang i ka

Lajme të rëndësishme mbërrijnë në lidhje me të ardhmen koorporative të Interit. Sipas gazetarit Fabrizio Biasin "familja Zhang i ka dhënë një mandat Goldman Sachs për shitjen e Interit. Kërkesa është 1.2 miliardë euro. Kjo nuk do të thotë që blerësit do të mbërrijnë "nesër", por është e vërtetë që procesi ka nisur". Nga Inter në fakt nuk ka asnjë konfirmim për momentin, përkundrazi filtron synimi për të kërkuar partnerë dhe jo blerës.

Vlerësimi i përgjithshëm i klubit është i ngjashëm me atë të Milanit (1.2 miliardë), por duke marrë parasysh që borxhi financiar (400 milionë) është pjesë e vlerësimit, por nuk shkon në xhepin e shitësit dhe se Suning deri më tani ka investuar mbi 660 milionë në shoqëri, nuk përjashtohet që klubi të shitet me humbje.

Në maj 2021, Suning kërkoi një hua prej 275 milionë euro (në masën 12%) nga Oaktree për t'u shlyer deri në maj 2024. Përdorimi i aksioneve të Interit si peng për financim do të thotë që, në rast se Suning nuk respekton parametrat ose në rast të mos shlyerjes së të gjithë shumës së huasë (së bashku me interesin), Oaktree do të merrte shumicën e klubit zikaltër dhe do të bëhej pronar i tij. Një eventualitet që, siç u shfaq javët e fundit, nuk i intereson fondit amerikan, që nuk është i interesuar të përsërisë përvojën e Elliott te Milan. Një jo që hap vetëm një rrugë të mundshme për familjen Zhang: shitjen e klubit për të shlyer borxhet e kontratave.

Të këshilluara

Milot Rashica surpriza e Gallatasarait

Galatasaray ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me futbollistin dhe klubin e tij, Norwich City Football Club, për huazimin e Milot Rashicës. Lojtari i Përf...

07:37

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI