Flash

Josa evidenton mendjemadhësinë e Vllaznisë: “Morëm dy gola në tre minuta, shpejt kemi filluar të flasim për titull”

Lapsi.al 10 September 2022
Josa evidenton mendjemadhësinë e Vllaznisë: “Morëm dy

“Të dy golat e parë, që erdhën brenda tre minutash, mund të themi që nuk ishin aty ku duhej të kishte luftë sportive edhe për të larguar aksionin, Ne aty jo toleruam, por duhej të kishim qenë më të vendosur. Pastaj kur pëson gol në atë mënyrë, çdo gjë venitet, humb besimin te vetja, skuadra e shoku”. Mirel Josa nuk gjen justifikime për të komentuar humbjen 3-0 përballë Egnatias. Skuadra e tij dështoi të bënte favoritin, duke zhgënjyer në të dy fazat e lojës e duke nervozuar teknikun: “Dy golat e parë ishin me hapësirat që lamë mbrapa, vinte topi te Musta që në mesfushë, u përplas me njërin, dilte te tjetri. Aty për çfarë jemi, për të mbrojtur apo për të fituar topin e dalë në sulm? Fundja e fundit spastrohet problemi e vazhdohet loja përsëri. Unë mendoj se sot sa i përket lojës që duhej të bënim ne në sulm apo në mbrojtje, kishim probleme shumë të mëdha”.

Pas dy fitoresh të mëdha, kundër Kukësit e Tiranës, rrogozhinasit e kthyen Vllazninë në traumën që i shkaktoi Erzeni në debutim. “Dy golat e pësuar shumë shpejt na ulën moralisht për vazhdimësinë e lojës, se e thashë që organizohej në mbrojtja skuadra e Egnatias me 5 mbrojtës dhe 2 mesfushorë dhe priste gabimin që të na godiste përsëri. Unë kështu e shoh ndeshjen dhe e shoh edhe problemin që merren 6 pikë shumë të çmueshme me Kukësin e Tiranën e humben me Egnatian”.

Tekniku evidenton edhe problemin e mendjemadhësisë, duke kujtuar të tijtë se titulli fitohet në fund: “Ne e kemi filluar shumë shpejt, jo lojtarët e klubi, të flasim për kampion por çdo skuadër e shihni që ka problemet e veta. Edhe ne nxjerrim probleme nga momenti që bëjmë dy lojë relativisht të mira, edhe me Tiranën ne rrezikuam të barazoheshim, kështu që unë them që duhet seriozitet më i madh se nuk fitohet ndeshja pa filluar”, tha Josa.

Të këshilluara

Milot Rashica surpriza e Gallatasarait

Galatasaray ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me futbollistin dhe klubin e tij, Norwich City Football Club, për huazimin e Milot Rashicës. Lojtari i Përf...

07:37

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI