Flash

Kastrioti reziston, Xhixha i heq Tiranës mundësinë e fitores në shtesë: 0-0 në Kamëz, Shehi e sheh kreun larg

Lapsi.al 10 September 2022
Kastrioti reziston, Xhixha i heq Tiranës mundësinë e fitores

Në ndeshjen në të cilën Tirana duhej të linte pas traumën e shkaktuar në Klasiken kundër Vllaznisë, të besuarit e Orges Shehit morën vetëm një pike, që është krejt e pamjaftueshme, nëse kombinohet me nivelin e performancës së bërë kundër Kastriotit.

Në Kamëz, kampionët e vendit kërkuan të imponohen dhe në fakt, të paktën në pjesën e parë kishin në anën e tyre aksionet më të rrezikshme. Ismajlgeci në të 6, Florent Hasani 10 minuta më pas dhe Deliu, në debutimin si titullar me fanellën bardheblu, frikësuan portierin Sali, por shënjestra e futbollistëve të Tiranës kishte nevojë për korigjim, me asnjë nga tentativat brenda kuadratit.

Goditja e Zogajt në minutën e 54’, nuk impenjoi Bekajn, por ishte një sinjal se Kastrioti nuk do të limitohej vetëm të mbrohej. Kjo sjellje ndryshe kishte edhe kostot e saj, sepse hapësirat për Kallakun e të tjerët tani ishin më të mëdha dhe fantazisti detyroi portierin krutan të bënte ndërhyrjen e parë vendimtare, duke mbrojtur rezultatin, edhe pse në fund mund ta kishte pësuar në minutën e 5 shtesë. Kallaku shërbeu për Xhixhën, që për fare pak nuk gjeti kuadratin, duke fshirë kështu edhe mundësinë e fundit për të marrë një fitore.

Tekniku i krutanëve Cela mund të jetë i kënaqur për faktin se në tre javët që mundi të hedhë në fushë përforcimet e verës ka marrë 5 pikë. Ndalesa e dytë radhazi për Tiranën, e treta në katër javë kampionat për skuadrën e Orges Shehit, që sheh pamundësinë t’i afrohet kreut pas barazimit 0-0 kundër Kastriotit në transfertë.

Të këshilluara

Milot Rashica surpriza e Gallatasarait

Galatasaray ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me futbollistin dhe klubin e tij, Norwich City Football Club, për huazimin e Milot Rashicës. Lojtari i Përf...

07:37

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI