Flash

Nga trajtimi i sëmundjes, te dieta ushqimore! Si liroi Gjykata e Tiranës mashtruesin kinez të miliona eurove

Lapsi.al 10 September 2022
Nga trajtimi i sëmundjes, te dieta ushqimore! Si liroi Gjykata e

Zbardhet ekspertiza mjeko-ligjore që çoi në lirimin e shtetasit kinez Liangbin Chen, i cili ishte në kërkim nga autoritetet kineze për grabitje përmes mashtrimit të një shume prej afro 145 milionë eurosh.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për “BalkanWeb” aktin e ekspertizës, të firmosur nga mjekët Elton Serani dhe Dr.shk. Zija Ismaili, që mori parasysh sot gjykata e Tiranës, e cila la në ‘arrest shtëpie’ 32-vjeçarin kinez, me pretendimin se ai është i sëmur.

Në dokumentin që mban datën 6 shtator të këtij viti, thuhet se gjendja shëndetësore e Liangibim Chen nuk e lejon që të qëndrojë në qeli, pasi i rrezikohet jeta nga sëmundja.

“Në gjendjen aktuale shëndetësore në të cilën ndodhet shtetasi Liangibim Chen nuk mund të trajtohet në kushtet e paraburgimit sikurse ndodhet, pasi sëmundja e tij është në gjendje kritike dhe urgjencë mjekësore neurologjike, e cila kërkon mjekim intensiv nga mjekë specialist të fushës, pasi mund të shkaktohet vdekje asfiktike”, thuhet në aktin e ekspertizës.

Në aktin e ekspertizës rekomandohet po ashtu që i riu kinez të mbajë dietë ushqimore, ku duhet të shmangë ushqimin proteinik, kafen dhe urinë.

Ky rast i paprecedentë, në kufijtë e skandalit ka ndodhur edhe me Abdulselman Turgut, i cili kërkohej për trafik droge nga autoritetet gjermane, por që gjykata e Apelit të Tiranës e liroi atë. Pas lirimit, ky u fundit u arratis, ndërsa tashmë është shpallur në kërkim në lidhje me sulmin terrorist që mendohet se ishte planifikuar ndaj opozitarëve iranian, muxhahedinëve, që ndodhen në kampin ASHRAF 3 në Manzë./ BW

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI