Flash

"Sulm masiv, fikëm sistemin për të shmangur dëmet", detaje nga goditja e TIMS

Lapsi.al 10 September 2022
"Sulm masiv, fikëm sistemin për të shmangur

Në Shqipëri autoritetet njoftuan sot se Irani ka goditur sërish një prej sisteme të rëndësishme informatike, atë të regjistrimit të hyrje-daljeve nga vendi, i njohur si sistemi TIMS. “Një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS”, bëri të ditur kryeministri Edi Rama në një postim në Twitter.

Burime zyrtare nga policia shqiptare i thanë Zërit të Amerikës se “bëhet fjalë për një sulm masiv, i ngjashëm me atë të 15 korrikut”, që goditi të gjithë strukturën e sistemeve qeveritare të informacionit. Të njëjtat burime shpjeguan se sulmi është vënë re shpejt, dhe se autoritetet menjëherë kanë fikur sistemin për të shmangur dëmet e mundshme. “Ndërkohë, vazhdojmë punojmë përditë pa orar me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale”, shkruajti kryeministri Rama.

Aktualisht në pikat kufitare po punohet manualisht për regjistrimin e qytetarëve dhe mjeteve që hyjnë e dalin nga vendi. Zëri i Amerikës, ka mësuar se po bëhet verifikimi i imtësishëm i sistemit dhe se shumë shpejt ai pritet të vihet në funksion, ndoshta fillimisht në aeroportin “Nënë Tereza”.

Sulmi i mbrëmshëm pason vendimin e tre ditëve më parë të qeverisë shqiptare për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, si reagim ndaj sulmit masiv kibernetik të muajit korrik, dhe njoftimin e djeshëm të Shteteve të Bashkuara, për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Ministrisë iraniane të Zbulimit dhe Sigurisë dhe ministrit të saj Esmail Khatibi për përfshirje në aktivitete kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre, duke përmendur mes këtyre aktiviteteve, sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë.

Irani reagoi duke hedhur poshtë akuzat. Sipas zëdhënësit të ministrisë së Jashtme iraniane, Nasser Kanani, i cituar nga mediat vendase, “mbështetja e menjëhershme e Shteteve të Bashkuara ndaj akuzave false të qeverisë shqiptare dhe veprimi i nxituar i Uashingtonit, për sanksione të reja, të bazuara në akuza të paprovuara dëshmojnë qartësisht se ky skenar është hartuar nga administrata amerikane, e jo nga qeveria shqiptare. Tirana ra viktimë e skenarit që Uashingtoni sajoi kundër Republikës Islamike të Iranit”, mësohet të ketë deklaruar zëdhënësi. /VOA/

Të këshilluara

Reshjet e shiut, përmbytje në Shëngjin

Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë mbrëmjes së djeshme në Lezhë kanë sjellë probleme në qytetin bregdetar të Shëngjinit. Mësohet se në Shëngjin rrugë...

13:37

Aksident në Pogradec, 4 të plagosur

Një aksident me pasojë katër të lënduar ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:45...

13:15

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI