Flash

“Transfertat dhe fushat e këqija”: Shehi mbron skuadrën, pas barazimit me Kastriotin

Lapsi.al 10 September 2022
“Transfertat dhe fushat e këqija”: Shehi mbron skuadrën,

“Mendoj se nuk ka llogari duke parë kalendarin, llogari është ndeshja e radhës. Nga katër ndeshje, 3 i kemi pasur jo në fushën tonë. Duke pasur parasysh kualitetin, ne kërkojmë të përmirësohemi me top në tokë, fusha na penalizon pak”. Orges Shehi i del në mbrojtje skuadrës, pas 0-0 ndaj Kastriotit, ndeshja e dytë radhazi pa fitore për Tiranën. Tekniku tenton ta shohë gotën gjysëm plot, duke evidentuar faktin se është një skuadër e re, që ka luajturtre nga katër ndeshjet jashtë fushës dhe për më tepër këtë herë në një fushë jo cilësore: “Të mos harrojmë që jemi skuadër 50% e re. Mesfusha ishte e ndryshme nga e vitit të kaluar. Pra një skuadër e ndërtuar në ditët e fundit sigurisht ka vështirësi. Por ekipi po prodhon, por duhet të jemi më të egër te zona dhe të mendojmë këtë rast si të jetë i fundit”.

Tekniku bardheblu ka një ide të qartë se si duhet të luajnë kampionët në fuqi, me një analizë të detajuar, mbi karakteristikat që kanë lojtarët e tij: “Duke parë këtë kontingjent lojtarësh, mendoj se nuk mund të rrimë mbrapa. E para sepse lojtarët që janë ofensivë bëhen shumë nervoz nëse nuk bien në kontakt me topin dhe kërkohet të mos rrimë poshtë se kundërsulmin nuk e kemi të forte - tha Shehi, duke tentuar të mos I lërë asgjë në dorë fatit -. Fati është prezent kudo, edhe në futboll. Unë shpresoj të mos ia lëmë fatit, të bëjmë më të mirën. Por kemi vështirësi në fund se nuk e kemi një sulmues të mirëfilltë në organikë” e mbylli tekniku duke treguar kështu se Patrick nuk është ende gati të marrë përsipër vijën e parë të kryeqytetasve.

Të këshilluara

Milot Rashica surpriza e Gallatasarait

Galatasaray ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me futbollistin dhe klubin e tij, Norwich City Football Club, për huazimin e Milot Rashicës. Lojtari i Përf...

07:37

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI