Flash

Video/ Leao tradhëton, Giroud jo: shtyllat ndalin Sampdorian, Milan fiton me 10 lojtarë

Lapsi.al 10 September 2022
Video/ Leao tradhëton, Giroud jo: shtyllat ndalin Sampdorian, Milan fiton

Fiton Milan në ndeshjen e tretë të parakohëshme të javës së gjashtë të Serie A dhe e bën këtë duke u imponuar, në inferioritet numerik për të gjithë pjesën e dytë, 2-1 në fushën e Sampdorias së Giampaolos. Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 6' me anë të Messias, me një ndërhyrje jo perfekte të Auderos, pastaj mundësive të kuqezinjve për të dyfishuar iu përgjigj Djuricic me një traversë në minutën e 11-të. Në pjesën e dytë, kartoni i kuq i Leaos dhe barazimi i Djuriçiç në minutën e 57-të përzien letrat. Episodi vendimtar erdhi në minutën e 67-të me penalltinë e marrë dhe transformuar nga Giroud. Në fund një tjetër shtyllë e Verre ndalon Sampdorian të marrë pikë.

Sërish në krye, së bashku me Napolin. Me zemër dhe karakter, Milan kalon në transfertën e Genoas, duke luajtur me dhjetë lojtarë të gjithë pjesën e dytë (e kuqe për Leaon). Përfundoi 2-1 ndaj një Sampdoria me vullnet të fortë, siç ndodh gjithmonë ndaj të mëdhenjve në këtë kampionat, pavarësisht vendit të pakëndshëm në zonën e rënies nga kategoria. Në pritje të Atalantës, që mund të rikthehet në krye të renditjes nesër, kuqezinjtë ngjiten në 14 pikë dhe arrijnë Spallettin në krye të renditjes, me përplasjen direkte në San Siro të planifikuar për të dielën më 18 shtator.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI