Flash

"Edhe Mourinho humbi 4-0 në Bullgari": Vukicevic justifikohet, por ekipi i tij është në zonën e rënies

Lapsi.al 11 September 2022
"Edhe Mourinho humbi 4-0 në Bullgari": Vukicevic justifikohet,

“Është ndeshja e tretë radhazi që ndodh që mundemi me rezultat minimal. Ndodhi si në takimet e tjera dhe është e pashpjegueshme deri diku". Vukicevic, tekniku i Lacit, mundohet të analizojë dhe të shpjegojë humbjen e tretë radhazi në kampionat, të dytën brende mureve të shtëpisë dhe të dytën kundër skuadrave të vogla. 0-1 e pësuar nga Bylis e ka vënë në pozitë të vështirë formacionin kurbinas dhe vetë malazezin, që Laci-bis po i kthehet në një deja vu të sezonit të kaluar: "Kemi humbur 1-0 tre herë, e pamundur, e pashpjegueshme, nuk ndodh. Ishte një ndeshje me shumë raste dhe duhej durim që të mos pësonim, por një gabim në linjën e fundit dhe kemi pësuar, kështu iku ndeshja".

Jo vetëm vendi i tretë nga fundi, me tre humbje e një fitore, por edhe 3 gola të shënuar dhe 4 të pësuar, me realizimet të gjitha në ndeshjen e parë me Teutën: "Sigurisht me shqetëson shumë që ekipi nuk ka shënuar. Nuk ka shënuar në Europë në 2 ndeshje, ka shënuar vetëm 2 gola, tani kemi shënuar vetëm një gol në këto tre ndeshje dhe ky është problemi kryesor".

Vukicevic pastaj justifikohet se edhe Mourinho humbi kundër Ludogorets: "Nuk do të më pëlqente të humbja kurrë 4-0 por Roma pastaj humbi edhe në Bullgari. Sa i përket agresivitetit kemi një ekip të ri praktikisht, lojtarë të rinj në mesfushë. Me Ujkën kemi humbur shumë në mesfushë për shkak të dëmtimit të tij. Tani kërkojmë një mesfushor dhe provojmë të ndryshëm në çdo ndeshje se nuk kemi futbollistë të gatshëm në këtë pozicion. Është zemra e ekipit dhe siç e dini për shumë vite Laçi kishte një mesfushë të fortë që kishin luajtur për shumë vite bashkë. Tani po kërkojmë zgjidhje", përfundoi malazezi.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI