Flash

Erzeni mposht Partizanin dhe është i dyti: Colella pëson humbjen e parë në kampionat

Lapsi.al 11 September 2022
Erzeni mposht Partizanin dhe është i dyti: Colella pëson humbjen

Partizani pëson humbjen e parë në Superiore në këtë edicion dhe dëmin ia shkakton pikërisht Erzeni, i sapongjitur në elitë, duke e mposhtur 0-1 në shtëpi, atë që quajnë të tillë provizorisht të kuqtë, Elbasan Arena. Shijakasit godasin edhe njëherë, duke shkuar në tetë pikë falë golit të Nonatos, që e detyroi Colellan të provojë shijen e humbjes.

Pas tre sukseseve radhazi, e atëherë kur u duk se të kuqtë mund të shkëputeshin në renditje, duke parë ndalesat e të gjithë ndjekësve, Partizani rrëzohet kundër një pengesë që në emër nuk dukej e madhe, por në fushë e shifra po. Erzeni i Kapllanit jo vetëm që mbetet i pamundur, por në katër ndeshje nuk ka pësuar ende asnjë gol. Meritë e jashtëzakonshme e teknikut dhe e një grupi që e ndjek dhe ka dëshirë të bëjë mirë.

Për Partizanin shumë raste të shpenzuara para portës, me Da Silvën dhe Carën në pjesën e parë, ndërsa në të dytën arsyeja u mpak nga ankthi për minutat që kalonin, duke bërë që sulmuesit të gabonin edhe rastet më të thjeshta. Sota në minutën e 47 nuk gjeti devijimin fitues, Skuka tre minuta më pas e Da Silva në të 68 shpenzuan mundësi para portës së Xhikës. Erzeni u mbrojt i organizuar, ashtu si ka bërë në 360 minutat e deri tanishme të kampionatit, por mund të kishte befasuar me Avdiun në të 78. Në fund, tre pikë të tjera për Kapllanin: dy fitore e dy barazime dhe vendi i dytë në renditje me tetë pikë, një pas Partizanit që mban kreun me 9 pikë, por ngre pikëpyetje për të ardhmen...

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI