Flash

'Letra sekrete' e Mbretëreshës Elizabeth që nuk mund të hapet deri në vitin 2085

Lapsi.al 11 September 2022
'Letra sekrete' e Mbretëreshës Elizabeth që nuk mund

Mbretëresha Elizabeth II u shkroi një letër qytetarëve të Sidneit që mund të hapet vetëm në vitin 2085, sipas MailOnline.

E shkruar në nëntor 1986 gjatë vizitës së saj shtetërore, mbretëresha e ndjerë urdhëroi në udhëzimet e saj drejtuar Lordit të Bashkisë së Sidneit: “Përshëndetje. Në një ditë të përshtatshme për t'u përzgjedhur nga ju në vitin 2085 , ju lutem hapeni këtë zarf dhe përcillni qytetarëve të Sidneit mesazhin tim për ta.”

Për gati 36 vjet, letra e vulosur ka qenë e mbyllur në kasafortën e ndërtesës së Mbretëreshës Victoria, e cila u inaugurua në 1898 për të festuar jubileun e diamantit të Mbretëreshës Victoria. Sipas medias, shënimi  "ndodhet brenda një kuti xhami në një zonë të kufizuar dhe askush nuk e di se çfarë thotë letra, madje as stafi personal i Mbretëreshës".

Elizabeth, e cila u bë mbretëreshë në vitin 1952, e vizitoi Australinë 16 herë - herën e parë vetëm dy vjet pasi u kurorëzua. Ajo ishte vetëm 27 vjeçe - dhe monarkja e parë në fuqi që vizitoi Australinë./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI