Flash

Marotta, 'driblon' shitjen e Inter: "Zërat janë prej dy vjetësh, Zhang e dashuron Interin, e ardhmja e garantuar"

Lapsi.al 11 September 2022
Marotta, 'driblon' shitjen e Inter: "Zërat janë prej dy

"Zërat për shitjen e klubit? Janë prezent prej dy vjetësh. Familja Zhang e dashuron Interin, respekton tifozët dhe e di shumë mirë se çfarë duhet të bëjë për të garantuar të tashmen dhe të ardhmen. E ka bërë gjithmonë dhe do të vazhdojë ta bëjë". Administratori i Deleguar i Interit, Beppe Marotta, komenton në këtë mënyrë të dhënat sipas së cilës Zhang i ka dhënë mandatin Goldman Sachs për të shitur klubin. "E mohoj? Këto janë gjëra mbi kokën tonë, unë nuk do të hyj në brendësi të strategjive të pronarëve. E ardhmja është e garantuar, familja Zhang nuk do të dështonte kurrë në këtë lloj angazhimi", shtoi drejtuesi i lartë i Interit për Dazn.

Për përballjen mes drejtuesve dhe skuadrës që ndodhi pas humbjes ndaj Bayernit, ia shpjegoi: "Konfrontimet janë të përditshme, përmes analizave edhe me video, për të eliminuar gabimet e bëra - vazhdoi Marotta - Por ato shërbejnë edhe nga pikëpamja psikologjike për të kërkuar motivet më të mira, me qëllim për të arritur rezultate pozitive. Është punuar shumë mbi mendjen dhe taktikën, është një punë që Inzaghi e ka bërë në radhë të parë me stafin e tij dhe ne si shoqëri kemi detyrimin ta mbështesim. Ishte i nevojshëm një konfrontim dhe e bëmë. Është e drejtë të respektohet puna e Inzaghit”.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI