Flash

Meta: Përçarja e PD nuk dëmton protestën e 13 shtatorit

Lapsi.al 11 September 2022
Meta: Përçarja e PD nuk dëmton protestën e 13 shtatorit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se përçarja brenda në Partisë Demokratike nuk do të ndikojë në protestën e thirrur prej forcës së tij në 13 shtator në inceneratorin e Tiranës.

Në një konferencë për shtyp që mbajti pasditen e së dielës Meta tha se kjo do të jetë një protestë e qytetarëve dhe nuk ka rëndësia partia që e ka thirrur atë.

“Atje ku padrejtësia kthehet në ligj, rezistenca është detyrë për të gjithë. Në Shqipëri tashmë korrupsioni dhe mafia kanë instaluar sistemin e tyre, afera e inceneratorëve është afera më skandaloze e kapjes së shtetit prej fyti.

Shkatërrimi i interesit publik, vjedhja e taksapaguesve të Tiranës dhe Shqipërisë dhe personat që janë në kërkim ndërkombëtar janë formalisht në këtë afere, pasi është vetëm një person që e ka garantuar këtë aferë, dhe ai është Edi Rama. Janë bërë brenda një dite 14 vendime brenda një dite.

Ne ndërmorëm këtë iniciativë, kjo do të jetë protestë e qytetareve. Dikush ndërmerr një iniciative për protestat, e merr një grup interesi, një forcë politike apo opozita, Por më e rëndësishme është që qytetarët të protestojnë çdo ditë sepse këtu vidhet pa pushim”, - tha Meta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI