Flash

Trajneri i Sampdorias akuzon arbitrin për favorizim të Milan: "Gjykoi me sens unik, i thashë b**e"

Lapsi.al 11 September 2022
Trajneri i Sampdorias akuzon arbitrin për favorizim të Milan:

“Pas përjashtimit të Leaos, arbitri e gjykoi ndeshjen me një drejtim sikur duhej t’i rregullonte gjërat... Nuk duhet të arbitrohet me arrogancë, por duhet të dinsh se si ta mbash presionin. Ajo që ishte në lojë ishte e rëndësishme për të dyja skuadrat, jo vetëm për Milanin”. Trajneri i Sampdorias, Marco Giampaolo akuzon arbitrin Fabbri në fund të sfidës së Marassit. "Përjashtimi im ishte i drejtë, sepse i thashë b**e... - shtoi ai - por nuk mund të menaxhohen kështu kartonët e verdhë dhe të kuq. Unë kam respekt të madh për arbitrat, por menaxhimi ishte i gabuar".

"Ne kemi gabuar vetëm në ndeshjen kundër Salernitanës dhe administruam keq tetë minuta në Verona - vazhdoi Giampaolo duke folur për ndeshjen - Unë vazhdoj të kem besim të madh te lojtarët e mi. Gabbiadini? Ai është një sulmues, ta vendosësh në krah është një sforco për të. Kur të luajmë me dy sulmues, ai do të luajë, unë duhet të bëj disa zgjedhje. Leris bëri një ndeshje të mrekullueshme kundër Theos. Gabbiadini nuk mund ta përballonte një ndeshje si kjo". E përsëri: "Kam mbajtur një fjalim për komunikimin e brendshëm me botën e jashtme. Skuadra është e izoluar nga çdo diskutim që ka të bëjë me klubin. Nuk na mungon asgjë, pastaj klubi do të gjejë zgjidhje. Na paguajnë dhe nuk mungon uji i ngrohtë". Për Leaon: "Ta ndalosh plotësisht është e pamundur, duhet të përpiqesh ta kufizosh. Askush nuk e mban dot në Serie A".

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI