Flash

Disfatë për rusët, ushtria ukrainase rimerr territore në lindje të vendit

Lapsi.al 12 September 2022
Disfatë për rusët, ushtria ukrainase rimerr territore në

Komanda ushtarake e federatës ruse ka ndaluar dërgimin e njësive të reja në Ukrainë pas një kundërofensive të fortë të forcave ukrainase në lindje të vendit.

Lajmin e dha shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës sipas të cilit ushtria ruse ka mbetur e shokuar nga forca e kundërofensivës.

"Situata aktuale në front dhe mosbesimi ndaj komandës së lartë të ushtrisë ruse detyroi një numër të madh vullnetarësh të refuzonin kategorikisht shërbimin në këto kushte” – thuhet në deklaratë.

“Situata është ndikuar nga informacionet për numrin aktual të viktimave dhe qëndrimit ndaj të plagosurve të tyre” – thotë njoftimi.

“The Guardian” thotë se nuk mundi ta konfirmojë vetë informacionin ndërsa Kremlini ende nuk ka reaguar.

Ndërsa BBC shkruan se forcat ukrainase në terren kanë tejkaluar rusët duke shkuar në raportin 8 me 1 në rajonin e Kharkiv.

Ushtria e Ukrainës ka rimarrë disa fshatra në veri dhe ka depërtuar deri në kufirin rus.

Ukraina ukrainase thotë se ka rifituar kontrollin mbi 3 mijë km katrorë territor. BBC thotë se nuk mund t'i verifikojë ende këto shifra. ©LAPSI.al

Map showing east Ukraine. 12 Sept

Map showing the southern city of Kherson and its surrounding area, 12 Sept

Map showing the south of Ukraine. 12 Sept

Map showing areas of Ukraine that remain under Russian military control. 12 Sept

Të këshilluara

Digjet një makinë në Durrës

Një automjet është përfshirë nga flakët në lagjen numër 1 Durrës mbrëmjen e sotme. Makina ka shpërthyer në flakë në mes të rrugës, ndërsa akoma nuk dihen shkaqe...

17:25

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI