Flash

Dritat ndezur gjatë ditës, Balluku thumbon Veliajn: Do gjobitet edhe Bashkia e Tiranës

Lapsi.al 12 September 2022
Dritat ndezur gjatë ditës, Balluku thumbon Veliajn: Do gjobitet edhe

Prej kohësh është folur për një rivalitet mes Belinda Ballukut dhe Erion Veliajt në radhët e mazhorancës.

Këtë të hënë Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës shigjetoi edhe Bashkinë e Tiranës për të cilën tha se do të ketë penalitete në rast të abuzimit me energjinë elektrike.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Balluku tregoi se është në komunikim të vazhdueshëm me kryebashkiakun Veliaj, por shtoi se Bashkia e Tiranës do penalizohet njësoj si të gjitha institucionet e tjera në rast shkeljesh.

“Kjo është bashkia e Tiranës që do të penalizohet si gjithë institucionet e tjera, nuk përjashtohet. Me Erionin jam gjithmonë në kontakt.

Vetëm nëse bëjnë riparime duhet të mbajnë tensionin të ndezur se u nevojitet për të parë”, - tha Balluku.

Teksa tha se të njëjtin komunikim kishte pasur edhe me kryebashkiaken e Durrësit për të njëjtën situatë, Balluku u bëri thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo shkelje nga institucionet.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI