Flash

“Hakerat kanë ende nën kontroll TIMS-in”/ Rama përplaset ashpër me Top Channel

Lapsi.al 12 September 2022
“Hakerat kanë ende nën kontroll TIMS-in”/ Rama

Një kronikë e sotme e televizionit Top Channel ku transmeton se sistemi TIMS, përkundër çfarë thotë Edi Rama, nuk është kthyer në punë plotësisht pas sulmit të hakerave iranianë, ka prodhuar një reagim të ashpër nga kryeministri.

"Kjo s’është “Festë për kriminelët” po një festë tallavaje për ekrane e portale që s’duan t’ia dinë për publikun që i sheh e lexon, se për më shumë si psh për dinjitetin kombëtar është edhe gjynah t’iu kërkosh!Jo që s’po gënjen qeveria,po vetëm qeveria s’po gënjen në këtë mexhelis”, thekson Rama në Twitter.

Por çfarë tha konkretisht Top Channel sot?

Ndërsa autoritetet thonë se sistemi TIMS është kthyer në pikat kufitare, një verifikim i Top Channel zbulon se në fakt sistemi nuk është kthyer. Komisariatet nuk mund të ofrojnë shërbime, ndërsa në pikat kufitare, duke nisur nga Rinasi, policët vetëm fotografojnë pasaportat.

Gazetarja Dorjana Bezat tha se pas interesimit në komisariate, në drejtori vendore, po ashtu edhe në pika të ndryshme të kalimit kufitar në vend, ka rezultuar se pavarësisht nga sa njoftohet sistemi TIMS nuk është vënë në funksionim.

Bezat tha në një raportim për Top Channel se në komisariate efektivëve, iu është dhënë një urdhër i brendshëm për të mos i ndezur kompjuterët dhe për të mos i lidhur ato me internet. Gjithë veprimtaria e policisë do të jetë vetëm me shkrim, shkresa me dorë dhe asnjë shkrim me kompjuter. Një fenomen i tillë ka sjellë anomali në punën e policisë, sidomos në rastet kur kemi të bëjmë me persona të shpallur në kërkim, ku policia e ka thuajse të pamundur të identifikojë nëse një person është në kërkim. E njëjta problematikë shfaqet edhe për verifikimin e pasaportave.

Një tjetër anomali që prek direkt qytetarët është edhe pagesa e gjobave të ndryshme të vendosura nga policia, pasi prej të premtes hedhja e tyre online ka qenë e pamundur.

Në mungesë të TIMS, policia i është rikthyer verifikimit të listave shkresore për shtetasit në kërkim, qofshin këta shqiptarë apo të huaj, por në ditët e një fluksi të lartë hyrje daljesh në kufi, gjithçka vështirësohet.

Kujtojmë, se një ditë më parë, një i kërkuar i policia u arrestuar në tentativë për të lënë vendin.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI