Flash

Kreu i SPAK flet për hetimet ndaj Ilir Metës

Lapsi.al 12 September 2022
Kreu i SPAK flet për hetimet ndaj Ilir Metës

Kreu i SPAK, Arben Kraja përpiqet të jetë sa më korrekt, kur flet për hetimin e politikanëve.

Me frazën “sekret hetimor” shpëtohet nga publikimi i detajeve të rëndësishme, por në rastin e hetimit të Ilir Metës për lobim të paligjshëm, fshehje të ardhurash dhe pastrim parash, pak gjëra mund t’i thoshte në një intervistë në RTSH sidomos për gatishmërinë për të bërë çdo veprim për hetim të plotë të padive.

“Çështja ndaj ish-presidentit është hapur, si një kallëzim i gazetarëve dhe i një ish-deputeti. Po hetohet dhe po kryhen të gjitha veprimet e nevojshme për të sqaruar çfarë ka ndodhur.

Po, jam një nga prokurorët e çështjes. Nuk mund të flas për gjëra konkrete, pasi çështjet janë në hetim. “Sekreti hetimor” ka të bëjë me objektivitetin. Ne po kryejnë të gjitha veprimet për të kuptuar çfarë ka ndodhur" - tha ai.

I pyetur nëse ka marrë përgjigje nga bankat, Kraja u përgjigj se “shkojnë kërkesa dhe vijnë përgjigje, pa diskutim”.

Ndërsa për letërporosinë nga SHBA nuk bëri komente.

“Nuk dua të futem në detaje konkrete. Përgjigjet nuk kanë ardhur ende. Do t’i bëjmë të gjitha veprimet e mundshme, përfshirë edhe marrjen e provave jashtë vendit” – tha Kraja. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Digjet një makinë në Durrës

Një automjet është përfshirë nga flakët në lagjen numër 1 Durrës mbrëmjen e sotme. Makina ka shpërthyer në flakë në mes të rrugës, ndërsa akoma nuk dihen shkaqe...

17:25

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI