Flash

Kundërofensiva ukrainase zmbraps me sukses forcat ruse në verilindje

Lapsi.al 12 September 2022
Kundërofensiva ukrainase zmbraps me sukses forcat ruse në verilindje

Trupat ukrainase vazhduan të avancojnë me sukses të dielën në kundërofensivën e tyre në pjesën verilindore të vendit.

Përparimi i Kievit në rimarrjen e zonave të pushtuara nga Rusia në rajonin e Kharkivit e detyroi Moskën të tërhiqte trupat e saj për të shmangur rrethimin e tyre, duke lënë pas një numër të konsiderueshëm armësh dhe municionesh ndërsa largoheshin me nxitim, ndërsa lufta shënoi ditën e saj të 200-të të dielën.

Presidenti Volodymyr Zelenskyy tha në një fjalim video të shtunën mbrëma, se “ushtria ruse këto ditë po demonstron më të mirën që mund të bëjë – duke treguar shpinën.”

Ai postoi një video të ushtarëve ukrainas duke ngritur flamurin kombëtar mbi Chkalovske, një qytet tjetër i rifituar gjatë kundërofensivës.

Yuriy Kochevenko, i brigadës së 95-të të Forcave të Armatosura të Ukrainës, postoi në Twitter një video nga ajo që dukej të ishte qendra e qytetit të Iziumit. Qyteti konsiderohej një qendër e rëndësishme komandimi dhe furnizimi për frontin verior të Rusisë.

“Gjithçka përreth është shkatërruar, por ne do të rindërtojmë gjithçka. Iziumi ishte, është dhe do të jetë Ukrainë,” tha zoti Kochevenko në videon e tij, duke treguar sheshin qendror të zbrazët dhe ndërtesat e shkatërruara.

Shefi i ushtrisë së Ukrainës, gjenerali Valerii Zaluzhnyy, tha se forcat e saj kishin rimarrë rreth 3,000 kilometra katrorë që nga fillimi i kundërofensivës në fillim të shtatorit. Ai tha se trupat ukrainase janë vetëm 50 kilometra larg kufirit me Rusinë.

Guvernatori i Kharkivit, Oleh Syniehubov tha se trupat ukrainase kanë rimarrë kontrollin e më shumë se 40 qendrave të banuara në rajon.

Shtabi i Përgjithshëm ukrainas tha se forcat ruse ishin larguar gjithashtu nga disa vendbanime në rajonin e Khersonit.

Zmbrapsja ruse shënoi suksesin më të madh në fushën e betejës për forcat ukrainase që kur ato frenuan një përpjekje ruse për të pushtuar kryeqytetin, Kiev, në fillim të luftës. Fushata e Kharkivit e gjeti në befasi Moskën, e cila kishte zhvendosur shumë nga trupat e saj nga rajoni në jug në pritje të një kundërofensivë në atë zonë.

Në një përpjekje për të justifikuar zmbrapsjen, Ministria Ruse e Mbrojtjes tha të shtunën se tërheqja e trupave nga Iziumi dhe zona të tjera kishte për qëllim të përforconte trupat e Moskës në rajonin fqinj Donetsk në jug.

Rusia kishte përdorur një justifikim të ngjashëm për tërheqjen nga Kievi në fillim të këtij viti./VOA

Të këshilluara

Zbulohet vendbanimi 9000-vjeçar në Turqi

Agjencia Anadolu ka raportuar gjurmët e një vendbanimi i cili daton 9300 vjet më parë. Venbanimi është zbuluar në vendin e Tumës Sircalitepe, e cila ndodhet ...

12:11

Tërmeti i fuqishëm trondit Zvicën

Lëkundje të tokës janë ndierë sot në orët e pasditës në rajonin e Bazelit. Epiqendra e tërmetit, 4.7 e shkallës Rihter, ishte në Mulhouse (F), njofton gazeta zv...

19:44

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI