Flash

Letra prekëse e ish-portierit të Palermos : “Luajta me një tumor, kur më shkarkuan 'miqtë' u zhdukën”

Lapsi.al 12 September 2022
Letra prekëse e ish-portierit të Palermos : “Luajta me një

Nga Serie D në promovimin në Serie B. Palermo ishte një përvojë e paharrueshme për Alberto Pelagottin, me një fund të hidhur të një historie dashurie mes portierit toskan dhe ambjenti sicilian, me përfundimin e kontratës që erdhi në fund të sezonit të kaluar. Ish-portieri i Palermos pas muaj heshtje ka shkruar një letër për tifozët:

“Të dashur palermitanë,

Pas muajsh të gjatë heshtje, dua të them FALEMINDERIT për këto tre vite në të cilat e kam jetuar qytetin si të ishte shtëpia ime.

Kisha vendosur të nisja një rrugë që fillonte nga Serie D për të arritur në Serie A. Për të arritur këtë objektiv jam përpjekur gjithmonë të punoj me këmbëngulje, pasion dhe përkushtim, pa hequr dorë asnjë moment. Jam munduar gjithmonë të mbaj një qëndrim pozitiv, veçanërisht për lidhjen time me fanellën dhe dhomën time të zhveshjes, profil shumë i ulët pa thënë asnjë fjalë pa vend, edhe kur dukej se isha unë i vetmi përgjegjës për rezultatet që nuk po vinin. Për dashurinë që ndjej për këtë fanellë shtrëngova dhëmbët, sakrifikova shëndetin për të mos ndalur stërvitjen dhe lojën, derisa muaj më vonë nuk mund të prisja më për të hequr menjëherë kancerin në toraks me të cilin më kishin diagnostikuar. Në spital kam qarë dhe nuk më vjen turp. Por pastaj munda vetëm t'i inkurajoja shokët e skuadrës nga pankina dhe nuk e ndala kurrë këtë deri në mbrëmjen magjike të 12 qershorit. Pas 30 qershorit heshtje shurdhuese, madje edhe të ashtuquajturit “miq” ishin zhdukur, asnjë telefonatë as me drejtuesit e atëhershëm. "Më në fund Pelagotti na u zhduk nga sytë". Indiferenca dhe keqdashja luftohen vetëm me dashuri dhe miqësi të vërtetë. Dashuria për Federica, Nicole, Liam dhe Apple, arsyeja ime e vetme për të jetuar, prandaj edhe sot nuk kam ekip, sepse çdo zgjedhje ime profesionale varet nga qetësia e familjes. E miqësia e vërtetë, si ajo me Michele dhe Andrea, dy burra të vërtetë dhe profesionistë shembullorë. Ata janë pjesë e një grupi të vogël punëtorësh dhe njerëz të mirë, si fizioterapistët dhe punëtorët e magazinës, të cilët janë motori i vërtetë i një ekipi. Shpresoj që shoqëria e re t'i trajtojë këta profesionistë të vërtetë me njohjen që meritojnë. Falënderoj edhe ata që më ofenduan, më uruan të keqen, tallën by**ën, heshtën, më qortuan. Unë kam dy siguri: njëra është se, ndryshe nga burrat me shpirt të zi, mund të eci me kokën lart. E dyta është se unë do ta mbaj gjithmonë Palermon në zemrën time”.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI