Flash

MMA, humb 'Spartanin' e saj, në moshën 34 vjeçare: atleti i parë në SHBA me leje për substanca të ndaluara

Lapsi.al 12 September 2022
MMA, humb 'Spartanin' e saj, në moshën 34 vjeçare:
Një lajm i hidhur tronditi botën e arteve marciale mikse paraditen e sotme. Elias Theodorou, një kanadez me origjinë greke, u nda nga jeta në moshën 34 vjeç, i goditur nga një tumor në mëlçi: i njohur si "Spartani" për pamjen e tij, për 5 vjet ai ishte një nga peshat e mesme të shquara në Ufc, ku mbërriti në 2014 duke triumfuar në reality show The Ultimate Fighter dhe luftoi 11 duele duke fituar 8. BETEJA - Ai kishte luftuar për herë të fundit në dhjetor, në një federatë të vogël në Kolorado, duke fituar. Përveç rekordit të tij në MMA (19-3) dhe paraqitjeve të tij mes pasarelave të modës, filmave dhe reality, Theodorou mori faqet e para të mediave në vitin 2020 duke u bërë atleti i parë ndonjëherë në Amerikën e Veriut që i lejohej autorizimi terapeutik i kanabisit: e përdorte për të qetësuar dhimbjet e shkaktuara nga një neuropati, sepse në një aksident ai kishte thyer dorën e majtë në disa vende. Gjatë procesit të marrjes së trajtimit, që e lejonte të vazhdonte stërvitjen dhe luftimin, ai ishte bërë një nga aktivistët e parë në këtë çështje.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI