Flash

"Shkoni q***ni të gjithë": Stoichkov i dha lamtumirën pankinës, se presidentët trukonin ndeshjet

Lapsi.al 12 September 2022
"Shkoni q***ni të gjithë": Stoichkov i dha lamtumirën

Nga fusha në ekran, gjithmonë me të njëjtin sinqeritet çarmatosës. Hristo Stoichkov, Topi i Artë i vitit 1994 dhe legjenda e futbollit bullgar (por jo vetëm), ka vendosur që në thelb i pëlqen të flasë për futbollin. Që Ajatollahut i pëlqen të thotë fjalën e tij, kjo dihej, duke pasur parasysh se ai ka një mendim të fortë, shpesh kontrovres, pothuaj për çdo gjë. Por që mund t'i bëhej profesion nuk ishte kaq e sigurt, qoftë dhe vetëm sepse t'i vendosësh një mikrofon Hristos është tamam si t'i japësh topin: është e pamundur edhe të imagjinohet se çfarë mund të ndodhë. Për mirë apo për keq. Rrezikun e mori përsipër Univision, gjë që e bëri një komentues të gjithanshëm. E ai, pak kohë më parë, ka treguar për AS se si po shkon puna e re.

PANKINA - “E kaloj mirë, më mirë se kur luaja. Është një gjë më e qetë. E pastaj më pëlqen ta gjykoj futbollin duke parë imazhet, sepse imazhet nuk gënjejnë dhe mund të flas me provat e asaj që them”. E lehtë për t'u imagjinuar që gjykimet nuk janë shumë të buta ... "Unë nuk jam i ashpër, thjesht i them gjërat ashtu siç janë". Si gjithmonë në karrierën e tij, edhe ndaj kundërshtarëve dhe arbitrave. Stoichkov, megjithatë, nuk ka nostalgji, veçanërisht për përvojën e tij si trajner. “Nuk më mungon pankina. Kam kaluar disa gjëra të këqija që më prekën zemrën. Unë kam luftuar gjithmonë, për vendin tim, për Barcelonën... Por dolën disa biseda kur isha te Celta, për presidentë që ranë dakord se kush do të fitonte dhe kush do të humbiste. Dhe kështu mendova 'po shkoni q***ni të gjithë'".

BARCELONA - Por edhe këto gjëra nuk ia hoqën dashurinë për Barcelonën... “Ajo që më dha Barça është e pamundur të shpjegohet dhe është gjithashtu e pamundur ta kthesh. Më morën nga vendi im duke më dhënë gjithçka që kam. I ndjej këto ngjyra dhe dashurinë e njerëzve. Nuk më lanë kurrë vetëm, as në atë ndeshje të famshme me Real Madrid, as pas asaj që ndodhi me Urizar”. E çdo referencë për këmbën e arbitrit të shkelur në një El Clasico, nuk është aspak e rastësishme.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI