Flash

Tuchel flet për herë të parë pas shkarkimit nga Chelsea: “Jam i shkatërruar”

Lapsi.al 12 September 2022
Tuchel flet për herë të parë pas shkarkimit nga Chelsea:

Nuk e priste që të shkarkohej kaq me ngut, por pas një fillimi të ngadaltë në Premier League dhe sidomos pas disfatës debutuese në Champions League kundër Dinamo Zagreb, Chelsea vendosi ta siluronte. E kështu Thomas Tuchel, pavarësisht nga pagesa e fortë si dëmshpërblim, që do të marrë nga Blues, nuk po arrin t’i japë vetes qetësi dhe pas ditësh heshtje rikthehet të flasë. E ka bërë në rrjetet sociale, me një postim ku ka shprehur gjithë hidhërimin e tij.

Tuchel i besoi rrjeteve sociale për të shprehur mendimet e tij pas shkarkimit të tij nga Chelsea: "Ky është një nga komunikimet më të vështira që më është dashur të shkruaj ndonjëherë dhe që shpresoja të mos e bëja për shumë vite," shkroi gjermani. “Jam i shkatërruar që rrugëtimi im te Chelsea mori fund. Ky është një klub ku jam ndjerë si në shtëpinë time, si profesionalisht ashtu edhe personalisht. Faleminderit shumë të gjithë stafit, lojtarëve dhe tifozëve që më bënë të ndihem i mirëpritur që në fillim”.

Ish-trajneri i Chelsea më pas shprehu fjalë të bukura për aventurën e tij në Londër: “Krenaria dhe gëzimi që ndjeva duke ndihmuar skuadrën të fitojë Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës për Klube do të mbeten me mua përgjithmonë. Jam i nderuar që kam qenë pjesë e historisë së këtij klubi dhe kujtimet e 19 muajve të fundit do të kenë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time”.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI