Flash

Video/ Me tre ujq me zinxhirë, Diego Costa prezantohet te Wolves: “Kur më nuhatën këmbën, mbarova!”

Lapsi.al 12 September 2022
Video/ Me tre ujq me zinxhirë, Diego Costa prezantohet te Wolves:
Wolverhampton ka njoftuar nënshkrimin deri në fund të sezonit me Diego Costa, një sulmues brazilian me përvojë, por me nënshtetësi spanjolle me një të kaluar të lavdishme te Atlètico Madrid dhe Chelsea ndër të tjera. 33-vjeçari, i lirë nga janari i kaluar pas përfundimit të kontratës me Atletico Mineiron, do t'i ndihmojë Wolves të kompensojnë mungesën e Sasa Kalajdzic, sulmuesi austriak që erdhi në verë nga Stuttgart për gati 20 milionë euro e që pësoi menjëherë këputjen e ligamentit të kryqëzuar. E klubi anglez e ka parë të arsyeshme të njoftojë ardhjen e fundit me një video mjaft unike... Në videon me të cilën Wolverhampton njoftoi ardhjen e tij në rrjetet sociale, shihet Diego Costa në korridoret e errëta të stadiumit Molineux që, i veshur me fanellën e re, mban lidhur me zinxhirë të rëndë tre ujq hungërritës. Në fund të klipit shfaqet një shkrim elokuent: “Diego Costa është një ujk”, padyshim që i referohet pseudonimit të klubit, Wolves (Ujqit). Një video mjaft e veçantë, nga e cila megjithatë ish-Chelsea dhe Atlètico Madrid nuk pati shumë kënaqësi në xhirime, siç u shpreh ai vetë për kanalet zyrtare të klubit. Sulmuesi ka pranuar se mendonte se përvoja e xhirimeve me ujqit mund të ishte "e bukur", por në fakt nuk ishte shumë e këndshme: "Isha i frikësuar për vdekje. E mbaja atë zinxhir dhe vazhdova të mendoja 'Po sikur një nga këta ujqër të hidhet mbi mua? E po sikur edhe dy të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë? 'Sepse trajnerja i thërriste vazhdimisht, duke u kërkuar të lëviznin pak, por ata nuk bënë asnjë gjë nga ajo që ajo i urdhëroi. E pastaj mendova 'Nëse ata nuk e dëgjojnë trajneren...'. Pastaj kur nuhatën këmbën time, e kuptova se kisha mbaruar”. Më pas Diego Costa e përfundoi pasditen e tij të këndshme të xhirimeve: “Patjetër që isha i frikësuar. Ata ishin ujqër, jo qen. Ishte një përvojë interesante, por jo shumë komode. Unë kam pesë qen, por ata nuk janë ujq!”.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI