Flash

Ancelotti mbyll dyert e Madridit për Mbappe: "Akoma me këtë ju!"

Lapsi.al 13 September 2022
Ancelotti mbyll dyert e Madridit për Mbappe: "Akoma me këtë

Real Madrid udhëton me shpejtësi maksimale, pavarësisht dëmtimit të Karim Benzema dhe mungesës së prezencës së tij në daljet e fundit. Në këtë pikë, por edhe referuar moshës së francezit, zërat e merkatos kanë sjellë në lojë emrin e Kylian Mbappe. Por këtë herë nuk gjetën gati, aprovimin e klubit e aq më pak të teknikut Carlo Ancelotti.

Sipas zërave, kontrata e Kylian Mbappe te PSG skadon në vitin 2024, duke ndezur spekulimet se Real Madrid mund të bëjë një lëvizje për të vitin e ardhshëm, por tekniku është i prerë: “Përsëri me këtë ju (qesh)!? Jemi të kënaqur për sulmin që kemi, veçanërisht me të rinjtë. Benzema na emocionon shumë, por kemi Vinicius dhe Rodrygon. Ne nuk po mendojmë për një tjetër për momentin”.

Real Madrid do të luajë në raundin e dytë të Champions League ndaj Leipzig. Pas fitores 3-0 ndaj Celtic, ekipi madrilen do të synojë një tjetër triumf dhe të forcojë pozicionin e tyre në krye të Grupit F.

Në prag të ndeshjes, trajneri i Real Madrid Carlo Ancelotti e parashikoi takimin të vështirë, ku ndër të tjera ai diskutoi disa tema duke prekur edhe çështjen Mbappe.

“Është një ndeshje e rëndësishme në grup. Leipzig pati probleme në fillim, por zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer kundër Borussia Dortmund. Ata kanë cilësi në sulm, janë të shpejtë dhe ne duhet të vlerësojmë gjithçka për të fituar ndeshjen - shpjegoi Ancelotti, duke komentuar edhe ambiciet e skuadrës për të fituar sërish Champions League - Ne nuk vendosim kufij. Qëllimi është të vazhdojmë të jemi të suksesshëm, ne kemi një skuadër për këtë dhe do të luftojmë”.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI