Flash

FIFA u mundua ta mbyllte, çështja 'plas' me prova audio e video: Ekuadori rrezikon përjashtimin nga Botërori

Lapsi.al 13 September 2022
FIFA u mundua ta mbyllte, çështja 'plas' me prova audio e

Ekuadori rrezikon përjashtimin nga Kupa e Botës në Katar. Disa audio dhe dokumente tregojnë se mbrojtësi i djathtë Byron Castillo ka përdorur një certifikatë lindje false. Lojtari nuk ka lindur në Ekuador, por në Kolumbi. Në prill, pasi skuadra e Gustavo Alfaros u kualifikua në Katar 2022, federata kiliane paraqiti një ankesë zyrtare në FIFA, duke pretenduar se Castillo kishte falsifikuar dokumentet e tij të lindjes dhe ishte një emigrant i pa rregullt. Federata e Kilit tha se ka prova se lojtari ka lindur në Tumaco të Kolumbisë në vitin 1995 dhe jo në Ekuador në vitin 1998, siç thonë dokumentet e tij zyrtare. Megjithatë, FIFA e ka hetuar dhe më pas e ka pushuar çështjen, duke deklaruar se mbrojtësi është nga Ekuadori.

Cështje e mbyllur? Jo, aspak. Daily Mail, orët e fundit ka publikuar një raport të detajuar i cili duket se tregon se Castillo është kolumbian dhe se e gjithë cështja është fshehur. Në një regjistrim audio, marrë nga një intervistë me kreun e Komisionit Hetimor të FEF në dhjetor 2018, Castillo konfirmon se ka lindur në vitin 1995 dhe jo në 1998. Ai thotë gjithashtu se u largua nga Tumaco, Kolumbi, për në San Lorenzo të Ekuadorit për të vazhduar karrierën futbollistike: “Kalova kufirin sepse, siç e dini, skuadrat e Tumacos luajnë në San Lorenzo. Shkova të bëja provën në San Lorenzo, e mbaj mend shumë mirë”.

Por nuk ndalet me kaq. Emri në certifikatën e tij të lindjes ekuadoriane lexon "Byron David Castillo Segura", por në realitet emri i tij i plotë është "Bayron Javier Castillo Segura", siç thuhet në të dhënat e tij kolumbiane. Lojtari zbuloi gjithashtu se ai që i kishte siguruar kartën e identietit false ishte Marco Zambrano, një biznesmen ekuadorian dhe pronar i NorteAmerica, i pezulluar nga FEF në vitin 2018: "Sigurisht, ai më tha se do të më ndihmonte, me këtë dhe atë".

Provat e sapocituara nuk u përdorën në seancën dëgjimore në qershor, por padyshim që do të jenë në qendër të vëmendjes kur Komisioni i Apelit i FIFA-s të analizojë situatën në ditët në vijim. Castillos iu kërkua t'u përgjigjej pyetjeve përmes një videothirrje.

Ekuadori përfundoi i katërti në kualifikueset e Amerikës së Jugut. Mbrojtësi i krahut bëri tetë paraqitje dhe doli në fushë në të dyja ndeshjet kundër Kilit. Skuadra e Gustavo Alfaro është vendosur në Grupin A së bashku me vendasit e Katar, Holandën dhe Senegalin. Vendimi përfundimtar do të jepet të enjten.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI