Flash

Franca merr masa drastike për të kursyer energji, Kulla Eifel redukton ndriçimin natën

Lapsi.al 13 September 2022
Franca merr masa drastike për të kursyer energji, Kulla Eifel redukton

Në Francë, gara për kursimin e energjisë vazhdon. Ashtu si Parisi, ka shumë qytete franceze që kanë vendosur të kursejnë në ndriçimin publik dhe ngrohjen e ndërtesave të tyre për të përballuar faturën e lartë.

Ville Lumière ka konfirmuar tashmë reduktimin e ndriçimit të natës të Kullës Eifel me pak më shumë se një orë. Një masë simbolike, duke qenë se ndriçimi i natës i Zonjës së Hekurt përfaqëson vetëm 4% të konsumit të monumentit.

Një nga masat më domethënëse vjen nga Lille, qyteti i madh i Flanders Franceze, në veri të vendit, i cili që nga fillimi i muajit ka mbyllur ndriçimin në ndërtesat publike gjatë natës, me përjashtim të famshme Grand’Place dhe Pallatit të operës. Sipas bashkisë, shkurtimet do të kursejnë 170,000 kWh në vit.

Në anën tjetër të vendit, në Marsejë, një masë e ngjashme u miratua, ku ndriçimi i monumenteve u fik në orën 23:30 (22:30 në dimër), me përjashtim të bazilikës së Notre-Dame-de-la, simbol i qytetit. Bashkia e Toulon dëshiron të marrë masa të ngjashme “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Por ka edhe nisma të shumta për uljen e ngrohjes. Edhe në Lille, në dy muze, radiatori do të ulet nga 20 në 18 gradë. Reduktim ekuivalent edhe në pishinat komunale dhe një ndërprerje dy-orëshe e ngrohjes në palestër.

Lyon ka dhënë urdhër për të kufizuar ngrohjen e ndërtesave të tij në 19 gradë për të përmbushur një faturë të përgjithshme që vlerësohet të rritet nga 55 në 100 milionë euro deri në vitin 2023.

Pas apelit të Presidentit Emmanuel Macron për “kthjelltësi energjetike” për të përballuar efektet e luftës në Ukrainë, njoftime të ngjashme do të shtohen në të gjithë vendin në ditët dhe javët në vijim.

Të këshilluara

Ukraina: Lufta ka hyrë në fazën e tretë

Ushtria ukrainase njoftoi sot se kishte rimarrë 500 kilometra katrorë territor nga forcat ruse në dy javë kundërofensivë në rajonin Kherson. “Sukseset tona n...

15:50

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI