Flash

Gjashtë kërkesat e Wanda Narës për Galatasaray, për firmën me Icardin: e fundit është mister

Lapsi.al 13 September 2022
Gjashtë kërkesat e Wanda Narës për Galatasaray, për

Mauro Icardi u huazua nga Paris Saint-Germain te Galatasaray. Klubi francez do të ndihmojë në pagimin e pothuajse 60% të pagës së futbollistit (3 milionë neto do të paguhen nga Galatasaray, 5 të tjerët nga PSG). Sulmuesi, që nuk ishte pjesë e planeve të Christophe Galtier, i thotë mirëupafshim Parisit. Trajneri i kryeqytetasve nuk e përjashton rikthimin e argjentinasit në fund të sezonit, por me kushtin që ai të dëshmojë se është ende një lojtar i rëndësishëm.

Një transferim në Stamboll nën orientimin e gruas dhe menaxheres së lojtarit, Wanda Nara. Showgirl-i është kujdesur për gjithçka në detaje dhe i ka bërë edhe gjashtë kërkesa shumë specifike shoqërisë turke. Wanda Nara kishte, si gjithmonë, një rol kyç në transferimin dhe zgjedhjen e bashkëshortit të saj. Gruaja, e cila është edhe menaxhere e lojtarit, ka ndjekur të gjitha negociatat dhe para se të pranonte ofertën e turqve, i bëri kërkesa shumë specifike klubit.

Argjentinasja, siç raporton Mundo Deportivo, ka menduar për gjithçka. Gjashtë ishin pikat e paraqitura nga Wanda. Para së gjithash, një shofer personal i disponueshëm 24 orë në ditë, i cili mund të shoqërojë atë, Mauriton dhe fëmijët nëpër qytet. Si kusht i marrëveshjes është kërkuar edhe një kuzhinier personal. Një pikë tjetër e rëndësishme për gruan është siguria. Nara ka kërkuar një shtëpi të mbrojtur për familjen. Për më tepër, ajo dëshiron një hotel për të qëndruar deri në dhjetor dhe shkolla për fëmijët e saj t'i frekuentojnë. Mister, nga ana tjetër, në lidhje me pikën e gjashtë.

Icardi nuk ishte i vetmi protagonist i futbollit europian që u transferua në Turqi këtë fundjavë. Ish-mesfushori i Manchester United, Juan Mata, gjithashtu fluturoi në Stamboll për t'u bashkuar me Galatasaray. Para tyre, në verë, kishin mbërritur Dries Mertens dhe Lucas Torreira. Në ligën turke luajnë edhe ish-Arsenali Mesut Özil, i cili iu bashkua İstanbul Başakşehirit pas përvojës së tij me Fenerbahçen, dhe ish-Tottenham Dele Alli, në Beşiktaş si huazim nga Everton.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI