Flash

Nën efektin e drogës, arrestohen 5 shoferë në Tiranë

Lapsi.al 13 September 2022
Nën efektin e drogës, arrestohen 5 shoferë në Tiranë

29 drejtues mjetesh janë vënë në hetim gjatë javës së fundit në Tiranë për shkelje të rregullave të qarkullimin rrugor. Sipas Policisë Rrugore, janë identifikuar 5 raste të drejtimit të automjeteve nën efektin e lëndëve narkotike, duke e çuar në 55 numrin e shoferëve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan, gjatë këtij viti.

Po ashtu janë ndëshkuar me masë administrative 391 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve. 238 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Për parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme në rrugë, qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara dhe shkelje të tjera të ndryshme, janë ndëshkuar 2470 drejtues mjetesh.

62 leje drejtimi janë pezulluar për drejtim mjeti, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara, ndërkohë që janë vendosur 147 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI