Flash

Propozimi provokues i Salernitanës: "Nëse Juventus dëshiron, nuk e kemi problem ta riluajmë ndeshjen"

Lapsi.al 13 September 2022
Propozimi provokues i Salernitanës: "Nëse Juventus dëshiron,

Rregullorja nuk parashikon që Juventus-Salernitana të mund të riluhet, por presidenti i kampanëve, Danilo Iervolino e ka hapur këtë mundësi. “Gabimi i arbitrit në Juventus-Salernitana? Nëse bardhezinjtë duan ta luajnë sërish, nuk ka asnjë problem për ne”, tha numri një i klubit për Radio Kiss Kiss Napoli.

Në intervistën për Corriere dello Sport, Iervolino saktësoi: “Në të nxehtë kisha një shije të hidhur në gojë, por më pas duke e rishikuar ndeshjen mendoj se shkoi mirë kështu. Juve nuk u dorëzua kurrë dhe ishte një ndeshje shumë e vështirë. Sipas rregullores, Var është një instrument i ri, ndaj edhe sot është e vështirë të kuptosh se kur dhe si të ndërhyhet”.

Më pas Iervolino e rriti dozën duke shpjeguar se, ndoshta, mund të kishte pasur edhe një penallti për Piatek ose se kishte një faull të Cuadrados ndaj Candrevës përpara penalltisë që më pas iu dha Juventusit. “Ishte një ndeshje aq e shpejtë dhe plot episode sa nuk u futa në brendësi”, përfundoi trajneri napolitan.

Dhe për skuadrën e tij ai shtoi: "Ne kemi premtuar se do ta luajmë në të gjitha fushat, të japim spektakël dhe kështu po ndodh. Jemi të kënaqur, ndaj Juves kemi parë një shfaqje fantastike".

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI