Flash

PSG i detyruar të shesë Mbappè në verën e ardhshme: zbulohet një detaj në kontratën e tij

Lapsi.al 13 September 2022
PSG i detyruar të shesë Mbappè në verën e ardhshme:

Në ditët e fundit të majit, Paris Saint Germain njoftoi me bujë të madhe rinovimin e kontratës së Kylian Mbappè deri në vitin 2025 për shifrën e përbindshme prej mbi 30 milionë euro në sezon. Një njoftim që dukej se u kishte dhënë fund zërave në merkato për kalimin e francezit te Real Madrid, gjë që në fakt sulmuesi e kërkonte prej muajsh. Këto zëra, megjithatë, janë të destinuara të rikthehen të fortë, të paktën sipas L’Equipe, që zbuloi se situata kontraktuale e yllit parisien është shumë ndryshe nga ajo që është thënë…

Sipas asaj që shkruan e përditshmja e njohur sportive franceze, në fakt, kontrata të cilën Mbappè e ka nënshkruar më 21 maj nuk do të ishte deri në vitin 2025, por ka një afat deri në qershor 2024. Sezoni i tretë do të ishte fakultativ, me opsion që mund të ushtrohej vetëm nga sulmuesi i lindur në 1998. Një mekanizëm që i vendos në mënyrë të pashmangshme fatet në duart e lojtarit francez: në fund të këtij sezoni, në fakt, ai mund të vendosë në pozitë të vështirë pronarët e PSG-së duke kërkuar shitjen, me klubin parisien që për të shmangur humbjen me parametër zero mund edhe të bindet.

Nëse skenari i paraqitur nga L'Equipe rezulton i vërtetë, PSG do të gjendej në të njëjtën situatë si në vitin 2021 dhe nëse Mbappè e bën të qartë se nuk synon të rinovojë, klubi do të duhet domosdoshmërisht të përpiqet ta shesë në verën e ardhshme. Një shitje që mendohet të bëhet për një shumë të madhe, që gjithashtu do t'i jepte fund çdo shqetësimi në lidhje me aftësinë e parisienëve për të respektuar rregullat e Fair Play Financiar të UEFA-s (FFP).

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI