Flash

Të ardhurat nga turistët e huaj arritën rekordin në 6 muajt e parë të 2022

Lapsi.al 13 September 2022
Të ardhurat nga turistët e huaj arritën rekordin në 6 muajt

Shqipëria duket se po shkon drejt vitit më të mirë historik të turizmit, sa i përket prurjeve të të huajve, duke kaluar edhe 2019-n, që deri tani ishte më pozitivi, për tu ndërprerë më pas nga pandemia.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë në bilancin e pagesave tregojnë se shpenzimet e të huajve në Shqipëri në 6 muajt e parë të vitit arritën në 1.13 miliardë euro, me një rritje prej 64% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur vendi nuk e kishte marrë ende veten nga pandemia. Edhe në raport me 2019-n, prurjet valutore të të huajve në Shqipëri u rritën me 32%.

6 muajt e parë të 2022-t shënuan dhe nivelin më të lartë historik, që kur Banka e Shqipërisë raporton të dhënat (shiko grafikun: Bilanci i udhëtimeve, 6 M I). Tendenca pritet të vijojë, pasi të dhënat e INSTAT tregojnë se hyrjet e të huajve kanë kulmuar në muajt e verës. Nga jugu në veri, të turistët e huaj kanë qenë të shumë në numër këtë sezon.

Që në tremujorin e parë të vitit, shpenzimet e të huajve në Shqipëri e tejkaluan me 17% nivelin e 2019-s, ndërsa në të dytin zgjerimi ishte dhe më i fortë me bazë vjetore, me 43%, i ndihmuar dhe nga finalja e Ligës së Konferencave, që u mbajt në maj. (Shiko grafikun: Shpenzimet e të huajve në Shqipëri).

Sipas të dhënave të INSTAT, në 6 muajt e parë të vitit në vend hynë rreth 2.5 milionë shtetas të huaj, me rritje 16.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2019-s. (Shiko grafikun: Hyrjet e shtetasve të huaj, totali, Janar-Qershor).

“Arratisen” dhe shqiptarët

Lehtësimi i kufizimeve nga pandemia ka bërë që jo vetëm të huajt të vizitojnë vendin tonë, por edhe shqiptarët të ikin jashtë. Sipas Bankës së Shqipërisë, shqiptarët kanë shpenzuar në udhëtimet e tyre jashtë vendit gati 800 milionë euro, pothuajse dyfish më shumë se një vit më parë, kur ishe pothuajse e pamundur të udhëtoje në vendet e BE-së për shkak të rregullave të rrepta si kufizime në hyrje, apo kërkesa për vaksina e teste. Edhe në raport me 2019-n, shpenzimet janë rritur me 14%.

Sipas të dhënave të tjera të INSTAT, në 6 muajt e parë të vitit 2022 dolën 2.5 milionë shtetas shqiptare, 51% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë, por 5% më pak se në 6 muajt e parë të 2019-s. Megjithatë, shpenzimet janë më të lartë në 2019-n, duke treguar se kosto për person për të udhëtuar jashtë vendit ka qenë më e lartë sesa tre vjet më parë.

Bilanci, në Shqipëri mbeten 338 milionë euro

Që nga viti 2013, bilanci i udhëtimeve është pozitiv, që dmth që të huajt që udhëtojnë në Shqipëri shpenzojnë më shumë sesa shqiptarët që lëvizin jashtë. Në 6 muajt e parë të vitit 2022, bilanci pozitiv i turizmit ishte 338 milionë euro, duke shënuar rekordin pozitiv më të lartë të regjistruar ndonjëherë në vend./ Monitor

https://www.monitor.al/te-ardhurat-nga-turistet-e-huaj-arriten-rekordin-ne-6-muajt-e-pare-te-2022-shume-shpenzime-dhe-shqiptaret-jashte/

Të këshilluara

Shqiptari kapet me drogë në Itali

Një shqiptar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur ka rënë në prangat e Policisë Italiane pasi në garazhin e shtëpisë iu gjetën 100 kg drogë. Sipas Polic...

16:44

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI