Flash

Video/ E fluturoi në ajër kundërshtarin: ndërhyrja e Danley të Metz është më e keqja e sezonit

Lapsi.al 13 September 2022
Video/ E fluturoi në ajër kundërshtarin: ndërhyrja e Danley
Të hënën në mbrëmje në Stade Saint-Symphorien në Metz u luajt ndeshja e prapambetur e javës së tetë të Ligue 1 ndërmjet vendasve dhe Guingamp. Ata që prisnin një garë të qetë u zhgënjyen, ose më mirë, u befasuan këndshëm: 3-6 rezultati në favor të miqve në fund të një ndeshje tepër nervoze. Metz, në fakt, e mbylli ndeshjen me 3 të përjashtuar. Por ishte kartoni i tretë i kuq, ai i dhënë nga arbitri Gaillouste për Jean-Jacques Danley, që është bërë viral në Francë dhe në Evropë. Arsyeja? Ndërhyrje kaq të rënda nuk shihen shpesh. Të mendosh se ndeshja nuk kishte shkuar keq për Metz, që kishte arritur të gjente epërsinë 3-1 ndaj Guingamp në minutën e 16-të dhe dukej se kishte kontrollin e ndeshjes. Dukej, në fakt, sepse në minutën e 31-të Kouyate fillimisht u paralajmërua dhe më pas u përjashtua me karton të kuq pasi i tha disa fjalë shumë arbitrit. Që nga ai moment filluan telashet për vendasit: fillimisht 3-2 i Quemper, më pas goli i barazimit i Courtet nga pika e bardhë, i ndërthurur me një karton të dytë të kuq, këtë herë për Oukidja. Por më e keqja nuk kishte ndodhur ende... I mbetur me 9 vetë dhe i përfshirë nga nervozizmi, Metz u përpoq të skiconte një mbrojtje të fuqishme për barazimin në pjesën e dytë. Përpjekja zgjati pak më shumë se 10 minuta, derisa Jean-Jacques Danley vendosi t'i "dhurojë" publikut dhe kundërshtarëve një nga ndërhyrjet më të këqija të sezonit aktual: pasi largoi topin nga vetja, 22-vjeçari haitian u fut në rrëshkitje me këmbën shumë lartë, duke goditur topin fillimisht, por më pas duke përfshirë direkt këmbën e fatkeqit Muyumba. Goditja e Danley e fluturoi në ajër mesfushorin e Guingamp, i cili në mënyrë të pabesueshme nuk pësoi asnjë dëmtim, edhe pse u desh të largohej pas 10 minutash lojë. Me 3 lojtarë më shumë, Guingamp gjeti më pas edhe tre gola të tjerë për rezultatin final 3-6, ndërsa lojtarët e Metz në gjysmë orën e fundit të paktën arritën të qëndronin 8 në fushë. Megjithatë, ndërhyrja e Danley mbetet një katastrofë për fat pa pasoja të rënda.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI