Flash

Zac Efron reagon pas aludimeve për operacion plastik

Lapsi.al 13 September 2022
Zac Efron reagon pas aludimeve për operacion plastik

Zac Efron ka folur për transformimin e fytyrës së tij një vit pasi ndezi thashethemet për operacion plastik.

Në një intervistë për Men's Health, Zac zbuloi se ai theu nofullën e tij ndërsa vraponte në shtëpi me çorape.

Efron tregoi se rrëshqiti dhe u përplas në një shatërvan graniti dhe i ra të fikët. Kur erdhi në vete, nofulla “i ishte varur” dhe ndërsa shërohej, iu enjt e gjithë fytyra.

Aktori, më pas, bëri terapi fizike për ta kthyer nofullën në normalitet.

Fansat vunë re fillimisht fytyrën e transformuar të tij në prill 2021, gjë që çoi në spekulimet për operacion.

Muajin pasues, miku i tij Kyle Sandilands mohoi që Efron të kishte bërë ndërhyrje.

Ndërkohë Zac pranoi se muskujt e tij u bënë "me të vërtetë të mëdhenj" vitin e kaluar kur ai ndaloi terapinë fizike./Lapsi.al

Të këshilluara

Akuzat ndaj Ricky Martin nuk kanë të ndalur

Ricky Martin po përballet me akuza të reja për ngacmim seksual më pak se një javë pasi ai ngriti një padi prej 20 milionë dollarësh ndaj nipit të tij. Ankesa e ...

19:23

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI