Flash

Aksident në Korçë, dy të lënduar

Lapsi.al 14 September 2022
Aksident në Korçë, dy të lënduar

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur këtë mbrëmje në Korçë. Mësohet se një mjet tip 'Ford' është përplasur me një karrocë dhe për pasojë është plagosur përdoruesi i kësaj të fundit dhe një grua.

Të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital ndërsa ende nuk dihen rrethanat e aksidentit. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur të tjera detaje ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.

Njoftimi i Policisë

Më datë 14.09.2022, rreth orës 19:50, në aksin rrugor Korçë-Voskopjë, pranë fshatit Goskovë, shtetasi E. Q., duke drejtuar mjetin "Ford", është përplasur me një karrocë që tërhiqej nga një kafshë dore.

Për pasojë ka marrë dëmtime shtetasi L. Z., që përdorte karrocën dhe shtetasja M. K., që ndodhej në karrocë, të cilët u dërguan në Spitalin e Korçës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit tip "Ford", shtetasi E. Q., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Të këshilluara

Berisha: Importet serbe u rritën me 250%

Kryetari i PD, Sali Berisha, deklaroi nga Shijaku në një takim me banorët e kësaj zone se kryeministri Edi Rama ka hequr taksën për qumështin pluhur që merret n...

19:37

104 raste të reja me Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të k...

18:52

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI