Flash

Balluku vijon këshillat: Mos e lini hapur derën e frigoriferit

Lapsi.al 14 September 2022
Balluku vijon këshillat: Mos e lini hapur derën e frigoriferit

Pas këshillave për larjen e rrobave jo më shumë se me 30 gradë, zv. kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku vazhdon me këshillat e saj për kursimin e energjisë. Ajo gjatë një fushate sensibilizuese për kursimin e energjisë që nisi nga shkolla “Lasgush Poradeci”, tha se gjatë dimrit temperatura e kondicionerit nuk duhet graduar më shumë se 21 gradë. Po ashtu, Balluku theksoi se kërkuesit duhen hequr nga priza dhe po ashtu dera e frigoriferit nuk duhet lënë për gjatë e hapur. Ajo po ashtu shtoi se dera frigoriferit nuk duhet që të qëndrojë e hapur dhe këshilloi të vegjëlit se vëllai të heqë karikuesin nga priza.

"Ne do kërkojmë përmes jush në këtë fushatë, që të ktheheni në zëdhënësit e kursimit të energjisë elektrike. Nëse kursejmë 1% të konsumit vjetor energjitik, ndërmarrjet do të shërbenin 28 milionë nga buxheti shtetit. E dini ju që kur e heqim telefonin nga karikimi, karikuesi që mbetet në prizë konsumon energji? Deri më sot nuk e kemi vrarë ndonjëherë mendjen se kemi thënë çfarë do ndodhë me 1 kari kues? Po me 1 milionë karikues të gjithë në prizë në të njëjtën kohë? E dini ju që kur hapim derën e frigoriferit harxhohet më shumë energji? Se duhet të ruajë 4 gradëshin që është niveli i sipërm. Kur hapet dera e përballet me 25 gradët e temperaturës nis të punojë më shumë. Pra që kondicioneri duhet të qëndrojë gjatë dimrit jo më shumë se 21 gradë e gjatë verës jo më pak se 27 gradë. Dera frigoriferit nuk duhet që të qëndrojë e hapur. Vëllai të heqë karikuesin nga priza. Kur gjyshin e zë gjumi para TV e t’i afrohesh për t’i marrë telekomandën e thotë mos e fik, ai është momenti që duhet fikur TV pasi nuk po e ndjek kush e është momenti që duhet të kursejmë energji. Jam e sigurt që ju duhet të jeni zëdhënësit më të mirë për fushatën e kursimit dhe do jeni heronjtë e energjisë.", tha Balluku. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI