Flash

Protestë e tifozëve të Bayern, ndaj UEFA-s: “Respektoni tifozët”

Lapsi.al 14 September 2022
Protestë e tifozëve të Bayern, ndaj UEFA-s: “Respektoni

Në respekt për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II, Premier League vendosi të anulojë të gjithë javën e 7-të të tij. Për këtë fakt kanë protestuar tifozët e Bayern Mynih në Allianz Arena. Gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës, ata shpalosën një pankartë proteste, mbi vendimin e UEFA-s për shtyrjen e ndeshjeve.

Kampionati anglez do të rikthehet në fushë këtë fundjavë, por tre ndeshje janë shtyrë. Bëhet fjalë për sfida e madhe Chelsea-Liverpool, Manchester United-Leeds dhe Brighton-Crystal Palace. Dy ndeshje e para u anuluan për shkak të rendit publike. Shumë forca policie ishin të anagazhuar për funeralin e Mbretëreshës. Brighton-Crystal Palace, nga ana tjetër, u shty për një grevë hekurudhore.

Të njëjtin fat kanë pësuar edhe disa ndeshje në kompeticionet evropiane. Në orët e fundit, në fakt, UEFA ka vendosur të shtyjë ndeshjen e Ligës së Evropës. Flitet për Arsenal-PSV Eindhoven të planifikuar për të enjten në mbrëmje. Ndeshja e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve ndërmjet Rangers dhe Napolit u shty nga e marta në të mërkurën. Zgjedhje, që kanë shqetësuar tifozët. Mbështetësit e Bayern Mynih e kanë shfaqur publikisht protestën e tyre ndaj vendimit për të ndryshuar orarin e ndeshjeve të Champions League dhe Europa League.

PROTESTA E TIFOZËVE TË BAYERN: “RESPEKTONI TIFOZËT”

Një pjesë e tifozëve të Bayern Mynih nuk i kanë pëlqyer dispozitat e UEFA-s. Gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës, shpalosën një pankartë proteste: “Shtyrje dhe spostime ndeshjesh të minutës së fundit për shkak të vdekjes së një Mbretëreshe!? Respekt për tifozët!”.

Disa skuadra angleze tashmë janë rikthyer në fushë, si ato të League One, seria e tretë angleze dhe e League Two, por jo vetëm. Liverpool i Jurgen Klopp luajti në Anfield kundër Ajax. Një ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League. Reds fituan 2-1.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI