Flash

Benfica, homazh në memorialin e “Të pamposhturve”

Lapsi.al 14 September 2022
Benfica, homazh në memorialin e “Të pamposhturve”
Një delegacion i Benfikës ka bërë homazhe për Grande Torinon në kodrën Superga. Disa drejtues të skuadrës portugeze, kanë vendosur një kurorë me lule përpara lapidarit të “Të pamposhturve”. Benfica është e impenjuar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Juventusit. Ishte pikërisht Benfica, në fakt, skuadra e fundit me të cilën ballafaqohej Valentino Mazzola dhe shokët e tij më 3 maj 1949. Kjo, një ditë para tragjedisë ajrore që u kushtoi jetën futbollistëve granata. “Miqësi e përjetshme”, ishte mesazhi në rrjetet sociale i klubit luzitan. Vetëm pak muaj më parë, në maj, Torino FC celebroi përmes një foto, përvjetorin e tragjedisë së Superga, ku 31 persona humbën jetën më 4 maj 1949. Tragjedia e Superga ishte një aksident ajror që ndodhi pikërisht në 4 maj 1949 në Torino. Në orën 17:03 avioni i kompanisë ajrore ALI, me në bord të gjithë skuadrën e Grande Torinos, u përplas me murin e pasëm të basilikës së Superga, që ngrihet mbi kodrën torineze. Viktimat ishin 31, asnjë i mbijetuar. Avioni po kthente skuadrën e Torinos në shtëpi nga Lisbona, ku ata kishin luajtur një ndeshje miqësore kundër Benficas. Ndeshje ishte organizuar për të ndihmuar kapitenin e ekipit luzitan Francisco Ferreira, në vështirësi financiare. Humbi jetën në aksident i gjithë ekipi i Torinos. Ata kishin fituar pesë tituj radhazi të kampionatit nga sezoni 1942-1943 deri në sezonin 1948-1949, ndërsa përbënte pothuajse të gjithë kombëtaren italiane.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI