Flash

Disiplina, stuhi mbi Skënderbeun: e pësojnë Memelli e Liçi

Lapsi.al 14 September 2022
Disiplina, stuhi mbi Skënderbeun: e pësojnë Memelli e Liçi

Gjoba e penalitete, në vendimet e Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në FSHF. Krahas 'avazit' të zakonshëm të mungesës së logos, Disiplina ka përdorur grusht të hekurt ndaj Skënderbeut, duke dënuar teknikun Memelli e drejtorin Liçi, respektivisht për tetë dhe dhjetë ndeshje. Për trajnerin do të aplikohet pezullimi i pjesshëm i dënimit, në përfundim të katër javëve.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF

KF Partizani dënohet për mos respektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike. Nuk ka vendosur stemën e Kategorisë Superiore Abissnet, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës. Në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

KF Teuta dënohet për mos respektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike. Nuk ka vendosur stemën e Kategorisë Superiore Abissnet, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës. Në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Zyrtari i KF Skenderbeut, Migen Memelli, dënohet për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes. Në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të nenit 32/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit, pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Zyrtari i KF Skenderbeut, Gentjan Lici, dënohet për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes. Në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF Burreli paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të SHS Albpetrol Renato Baba, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI