Flash

Patrick titullar: ja si do të ndryshojë Tirana e Shehit

Lapsi.al 14 September 2022
Patrick titullar: ja si do të ndryshojë Tirana e Shehit

Një pikë në dy ndeshje. Shumë pak nëse quhesh Tirana, e aq më pak nëse është një titull për tu mbrojtur. Bardheblutë ngecën në terrenin e vështirë të fushës së Kamzës, përballë një Kastrioti luftarak. Kjo edhe sepse Xhixha e të tjerët, para portës shpenzuan. Tani kërkohet kthesa e menjëherëshme e rezultatit, përtej performancës së bërë nga skuadra. Gjë që e ka bërë Orges Shehin të mendojë jo për evoluim moduli, por taktik. E gjitha në tentativë për ta bërë skuadrën të krijojë më shumë thellësi, duke i dhënë hapësira mes linjave edhe treshes në 3\4.

Me Najdovskin të dëmtuar, me një tërheqje muskulare që e rikthen në dispozicion vetëm javën e ardhshme, tekniku bardheblu ka një plan. Ai po mendon seriozisht për të provuar Patrick nga minuta e parë. Deri tani braziliani, që u afrua për të zgjidhur cështjen e golave ka luajtur fraksione ndeshjesh. Në total 84 minuta në të cilat nuk ka shënuar asnjë gol. Aktivizimi i një qendërsulmuesi i ka dhënë frymëmarrje skuadrës, edhe pse Patrick ka vuajtur përshtatjen me futbollin shqiptar. 34 minuta për të në Rrogozhinë, 20 ndaj Vllaznisë dhe një gjysëm ore ndaj Kastriotit e kanë bërë gati për një fanellë titullari.

Te Tirana, kjo lëvizje do ti mundësonte Shehit ta bënte më funksionale 4-2-3-1 e tij. Hasani do të kthehej t'i jepte prioritet driblimeve në të djathtë e Xhixha e Kallaku që do ta kishin më të lehtë të kërkonin një pikë referimi përpara. Natyrisht tekniku do të bëjë vlerësimin e tij edhe në pikëpamjen e kundërshtarëve që do të ketë përballë. Teuta është e fortë, por qendërsulmuesi kthehet të jetë prioritet në kryeqytetet.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI